BallinaKryesoreDenoncon varfërinë/Ferdinand Saraçi vë në lëvizje Bashkinë Rrogozhinë dhe apelon: Mos mbushni...

Denoncon varfërinë/Ferdinand Saraçi vë në lëvizje Bashkinë Rrogozhinë dhe apelon: Mos mbushni…

Varfëria është ulur këmbëkryq në Shqipëri. Asnjë shpresë nuk ka më me këtë qeverisje. Shqiptarët po ikin dita ditës dhe statistikat më të fundit ku 2 mijë persona në muaj kërkojnë azil, janë rrëqethëse dhe dëshmi së ky vend po zbrazet. Njerëzit nuk kanë fare ndihmën e autoriteteve qendrore dhe vendore të cilët kanë dhe përgjegjësinë të iu gjenden të gjithëve aq më tepër familjeve në nevojë. Kjo ndodh kudo e nuk ka se si te mos spikas as dhe në Rrogozhinë kur institucionet thuajse i kanë braktisur qytetarët. Madje nevojitet që të sensibilizohet opinionin publik, të iu bëhet thirrje direkt për ti dal zot fatit qytetar që të kujtohen dhe çfarë është më e keqja për spektakël.
Në Rrogozhinë disa familje janë në pikë të hallit dhe opozita lokale ka bërë çfarë ka pasur në dorë duke iu shkuar pranë familjeve, njohur me hallin e tyre dhe bërë thirrje bashkisë dhe qeverisë të reagojnë. Reagimi i Bashkisë është minimum, për përmasat që ka varfëria. Deri më tani po bëjnë sikur ndihmojnë një familje ku kreu i PD Rrogozhinë Ferdinand Saraçi apelon të mos mbushin xhepat me hallin e të pamundurve.
Kryetari i degës së PD, Rrogozhinë Ferdinand Saraçi jo vetëm si drejtues politikë por dhe si njeri me zemër të madhe që njihet nga të gjithë në zonë ka bërë çmos që të iu gjendet pranë familjeve dhe sensibilizuar sa mundet.
“Sot shkova te shoh nga afër gjendjen e dy fëmijëve jetim me prindër gjalle ne Luz te Madh. Lorenci 16 vjeçar dhe Frederiku 13 vjeç prej me shume se një jave jetojnë vetëm. Si te mos mjaftonte gjendja e mjerueshme ne te cilën ndodhen , këta fëmijë janë rritur nga një baba i dhunshëm . Si pasoje e dhunës se vazhdueshme nena e fëmijëve është larguar nga banesa. Frederiku shprehet qe nuk e njeh fare te ëmën . Babai , Xhevdet Lecini , ka ushtruar dhune te vazhdueshme kundrejt fëmijëve dhe tani është denoncuar nga djali i madh dhe ndodhet ne burg. Këta fëmijë sot janë pa energji elektrike , pa ushqim , pa veshmbathje , pa shtëpi dhe pa nje kujdestar. Shteti ka bere gjene e duhur qe ka burgosur një njeri te dhunshëm por duhej te kujdesej edhe për fëmijët te cilët kane mbetur ne mëshirë te fatit. Aty ku nuk shkon dora e shtetit duhet te shkoje me patjetër ndihmesa jone. Te bëhemi te gjithë bashke qe edhe kita femije te jetojnë e te shkollohen si gjithë fëmijët”- do të shkruante Ferdinand Saraci në FB. Por nuk pati asnjë reagim. E sërish veç medias së thirrur për sensibilizim sërish z. Saraçi do të shkruante ku do të sillte mjerimin në foto dhe video të këtyre fëmijëve të braktisur ku shkruante: – “Ky është kujdesi qe ka treguar bashkia Rrogozhine për dy te miturit . Ushqehen jashtë me se te munden dhe flenë mbi këtë grumbull leckash ne një kasolle dhe nen shiun qe si bie jashtë bie edhe brenda. Janë te vetëm , pa energji elektrike , pa asnjë kusht minimal për mbijetese dhe ne kujdestarinë e askujt. Turp për bashkine tone qe premtoi strehimin e këtyre fëmijëve deri ne ndërtimin e banesës dhe deri me sot s’ka bere asgjë sepse këta fëmijë sonte po flenë ne shi”.
U desh shumë zhurmë që Bashkia të reagojë për një familje vetëm ku sërish z. Saraçi do të denoncojë faktin se përmes hallexhinjve po mbushin xhepat. Sa turp!
“Fale Lorencit dhe Frederikut do te mbushen xhepat e qylaxhinjve . Po kush e beson qe një ndërtesë rreth 60m² kërkon 3 milion leke te reje për rikonstruktim ? Me 3 milion leke te reja , te akorduara për banesën e kësaj familjeje , behej ndërtesa nga themelet. Turp për ju qe hallin qe i ka zënë kita fëmijë e shfrytëzoni për te fryre xhepat tuaj . Deklaroni qe po ndërton (ne fakt duhet ” restauron ” ) bashkia dhe nuk merrni mundimin te thoni qe ne punët e bëra nga bashkia kane kontribut edhe taksapaguesit , thjesht falënderojini dhe jini me te besueshëm ne shifrat qe nxirrni sepse ska njeri te besoje këto shifra te fryra . Mos provofte njeri dhimbjen e atyre dy fëmijëve , sa për ju , rroftë sebepi” shkruan Ferdinand Saraçi.
Kreu i degës lokale të PD, do të iu gjendej sa më pranë familjeve në nevojë. “Sot vizitova familjen e Zj.Feride Bisku ne Kalush. Varfëria ne këtë familje është bere bashkudhëtare e jetës . Nena 80 vjeçare merr 4000 leke pension dhe me këto leke duhet te mbaje veten , vajzën dhe nipin e braktisur nga babai . Si familje ne nevoje , kjo familje merr edhe 2600 leke ndihme ekonomike . Ne një banese te rrënuar , me tavane plasmasi , me një nene te sëmurë dhe me një fëmijë jetim me baba gjalle është shume e vështirë te mbijetosh edhe nëse te ardhurat do te ishin sa 10-fishi qe marrin sot . Nevojat ne këtë familje nuk kane te sosur por do ju lutesha te gjithëve te bëhemi bashke e ta ndihmojmë këtë familje dhe mbi te gjitha te ndihmojmë këtë fëmijë te rritet i barabarte me shokët e tij” shkruan Saraçi.
Në një tjetër postim, kreu i opozitës lokale në Rrogozhinë shkruan: “Ne familjen e Z.Fiqiri Kullolli mbizotëron varfëria. Familja përbehet nga 4 persona , prindërit dhe dy fëmijët. Fëmijët , edhe pse ka filluar shkolla nuk kane mare akoma librat dhe mjetet e nevojshme nga pamundësia ekonomike. Me 4800 leke ne muaj qe kjo familje merr si ndihme ekonomike nuk i mbush dot barkun as me buke thate këtyre fëmijëve e jo me ti shkolloje e ti veshmbathe. Te harruar nga shteti , kjo familje kërkon ndihmën e qytetareve qe te mund ti rrise e ti edukoje këta dy fëmijë si gjithë bashkëmoshataret e tyre”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular