BallinaOP EDTë sigurt dhe besimplotë për ta nxjerr vendin nga kriza politike dhe...

Të sigurt dhe besimplotë për ta nxjerr vendin nga kriza politike dhe ekonomike të zhytur nga rilindja!

Nga Arjan Llanaj

Të sigurt dhe besimplotë për marrjen e përgjegjësive për ta nxjerr vendin nga kriza më e thellë politike dhe ekonomike të zhytur nga rilindja!

Duke diskutuar edhe pas mbledhjes së kryesisë së degës PD Mallakastër për hallet dhe probleme që shqetëson çdo mallakastriotë sot…
– Punonjësit e rafinerisë prej ditësh protestojnë pasi nuk punohet në uzinë për mospasje të lëndës së parë për përpunim, mosderdhje të sigurimeve shoqërore prej disa muajsh, mashtrim për moszbatimin e statusit të naftëtarit dhe pagesat e prapambetura të premtuara nga Edi Rama.
– Në arsim gjendja eshtë alarmante për shkak të largimit të fëmijëve jasht vendit, në qytet mbyllen katër klasa të para, në fshatin Mollaj mbyllet shkolla dhe fëmijët e arsimit fillor shkojnë në shkollën e Rromsit, shkolla 9 vjeçare Greshicë kalon në vartësi të shkollës “5 Shkurti” dhe çdo shkollë ka numër të ulët të nxënësve.
– Në Mallakastër është krijuar një situatë e pasigurt për të nesërmen që vjen nga ekonomia e dobët dhe arroganca e drejtuesve në çdo nivel të administratës të cilët ushtrojnë presion duke larguar nga puna njerëz profesionistë dhe zëvendësohen me militantë partiakë.
Qeveria në agoni e Edi Ramës duhet të largohet sa më parë për ti hapur vendit rrugën e zhvillimit i cili ka bërë hapa pas në këto vite të rilindjes….

Autori eshte kryetar i deges se PD, Mallakaster

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular