Remzi Muça dhe Bukuroshe Xhediku janë prindër të Renis Muçës 14 vjeç, i aksidentuar në 17 Korrik 2019. Që nga ajo ditë, djali ndodhet në Spitalin e Traumës.
Por shumë trajtime ky spital nuk ia ofron dot, ndaj Stop bën apel për të mbledhur 60 mijë euro për 4 muaj trajtim në një spital privat në Ankara dhe shumën për avioni, që të bëhet transporti.
‘Aksidenti qe i rëndë. Falenderojmë mjekët këtu tek Spitali Ushtarak për ndihmën që i ka dhënë fillimisht. Por tani këtu nuk ekziston një pavion rehabilitimi, i cili djalit mund t’i vinte në shërbim, për t’u rehabilituar, për t’u kuruar përfundimisht. Kemi bërë letrën nëpërmjet Ministrisë së Shëndetësisë. Kemi një muaj e gjysmë që po presim që të na bëjnë një ok, mirëpo është e pamundur. Nuk i di shkaqet nga rrjedhin e si rrjedhin, përgjigja është që deri tani nuk është bërë. Ai po vjen e po tretet dita ditës “, rrëfen babai i Renisit.
“Kam gjetur një spital në Turqi, në Ankara, shuma është shumë e madhe dhe unë nuk e përballoj dot. E kemi për 4 muaj dhe është 12 mijë euro në muaj. Gjendja e tij është kritike, përderisa as nuk shikon, as nuk lëviz dorë, as këmbë. Ushqehet me sondë, me shiringë nga hunda. Ai është ushqimi i Renisit. Lëngje frutash, nuk ka ushqim tjetër për Renisin. Ju lutem, po patët zemër dhe fëmijë më ndihmoni që t’i shpëtoj jetën Renisit, sepse është vetëm 14 vjeç. Do të jetojë edhe ai si shokët dhe si shoqet e veta”, thotë me dëshpërim nëna e 14-vjeçarit./tvklan.al