BallinaUncategorizedPapunësia në Tiranë 4 pikë përqindje më shumë se mesatarja kombëtare

Papunësia në Tiranë 4 pikë përqindje më shumë se mesatarja kombëtare

spot_img
spot_img

Teksa papunësia në shkallë vendi ka arritur në rekorde të ulëta historike në vetëm 11.5 për qind sipas rezultateve të anketës së forcave të punës në Shqipëri, në Tiranë dhe Durrës ku është përqendruar gati 60 për ind popullsisë së vendit papunësia është gati 4 për qind më e lartë se mesatarja kombëtare.

Sipas të dhënave të INSTAT papunësia në Tiranë në tremujorin e dytë të vitit 2019 arriti në 15.2 për qind. Kjo shifër është e lartë po të krahasohet me treguesin kombëtar të papunësisë 11.5%, pavarësisht se papunësia në kryeqytet është zbutur në raport me një vit më parë.

Nga 12 qarqe, 5 prej tyre e kanë papunësinë mbi mesataren e vendit. Qarku me papunësinë më të lartë është Lezha, e cila regjistroi një normë 16.9 % në tremujorin e dytë. Pas Lezhës, Durrësi dhe Tirana janë qarqet me papunësinë më të madhe përkatësisht me 15.4 dhe 15.2 për qind.

Lëvizje ekstreme në Vlorë dhe Dibër

Vlora dhe Dibra kanë shfaqur ndryshime ekstreme në treguesin e papunësisë përgjatë këtij viti. Në Vlorë papunësia ra në 14.5% në tremujorin e dytë të vitit 2019, nga 23.5 për qind që ishte treguesi në të njëjtën periudhë të vitit 2018. Ndërsa në Dibër ndodhi e kundërta, ku papunësia u dyfishua në raport me një vit më parë, duke arritur në 12.4 për qind në tremujorin e dytë në raport me 5.3 për qind që ishte tre-mujorin e dytë të vitit 2018.

Treguesit ekonomike të Dibrës që lidhen me papunësisë dhe rritjen ekonomike pësuan një rritje të fortë në zgjedhjet lokale 2015-es, e në vijim deri vitin e kaluar. Por këtë vit “mrekullia” ekonomike e Dibrës po shfryhet, teksa papunësia është dyfishuar.

Qarqet me papunësinë me të ulët këtë vit ishin Elbasani dhe Korça, përkatësisht me 5.3 dhe 5.5 për qind.

Në tremujorin e dytë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë në Shqipëri, për popullsinë 15 vjeç e lart, është 11,5 %. Krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2018, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,9 pikë përqindje, ndërkohë krahasuar me tremujorin e parë 2019, shkalla zyrtare e papunësisë u ul me 0,6 pikë përqindje.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular