BallinaAktualitetShefi i Kabinetit të Bashës: Pas FMN edhe BB shuplakë qeverisë; s'përmbushi...

Shefi i Kabinetit të Bashës: Pas FMN edhe BB shuplakë qeverisë; s’përmbushi detyrat për rritjen ekonomike

Besimi i institucioneve ndërkombëtare financiare ka rënë në pikun fundor.
Pas FMN edhe Banka Botërore ashpërson gjuhën me qeverinë:

1: Nuk përmbushi detyrat për rritjen ekonomike. Rritja ekonomike e Shqipërisë në dorën e reshjeve të shiut.
2: Reformat dhe zbatimi i tyre në ngërc.
3: PPP rrezik për ekonominë dhe financat publike.
4: Kriza politike duhet zgjidhur menjëherë.

Disa ditë pas shuplakës së FMN për PPP e qeverisë Rama, vjen edhe reagimi i Bankës botërore ku përmes raportit të saj, ndryshe nga parashikimi i muajit prill 2019 për rritje ekonomike 3,8 %, tashmë ky trend ka shënuar një rënie të ndjeshme me 0.9 përqind 📉 duke zbritur në 2.9 %.

Shqipëria po ecën më avash edhe se fqinjët tanë. Nëse krahasohemi me vendet e tjera të Ballkanit, vendi ynë rezulton me normën më të ulët të rritjes ekonomike për vitin 2019.

Dukshëm Banka Botërore është pakënaqur nga ecuria e reformave apo masave në mbështetje të rritjes ekonomike dhe ndërkohë që i “tërheq” veshin qeverisë për këtë situatë jo të kënashme, kërkon që të merren në kohë një sërë masat, sic janë rritja e mëtejshme e efikasitetit të shpenzimeve, maksimizimi dhe përmirësimi i administrimit të të ardhurave, përmirësimi i klimës së biznesit dhe gjithashtu edhe menaxhimi i rreziqeve fiskale që vijnë nga kontratat e PPP-ve me vlera marramendëse edhe per vendet e zhvilluara.
E thënë troç, Banka Botërore nuk i beson politikave ekonomike të kësaj qeverie dhe përdor një gjuhë deri diku të “ashpër” ndaj saj për sa i përket qëndrimit në raport me zhvillimin ekonomik dhe gjithëpërfshirës të vendit.

Por jo vetëm kaq. Banka Botërore ngren edhe shqetësimin mbi ndikimin që ka paqëndrueshmëria politike në rritjen ekonomike, dhe kjo e lidhur me situatën politike në vend, përgjegjës për të cilën është drejtpërdrejt Edi Rama.

Shkurt dhe qartë: largimi i Ramës është kusht për të kthyer paratë në xhepat e shqiptarëve, për të mbajtur shqiptarët këtu në vendin e tyre, të punojnë dhe investojnë në Shqipëri.

Partia Demokratike ka gati dhe do të implementojë me të ardhur në drejtim të punëve platformën që e nxjerr vendin nga kriza e thellë ekonomike ku gjenden sot familjet dhe bizneset, të zhytur dëshpërimisht nga kjo qeveri me politikat e saj klienteliste, korruptive dhe abuzive.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular