BallinaTe tjera1975/Armatimet e siguruara nga Kina me të cilat mbahej diktatura, ja sa...

1975/Armatimet e siguruara nga Kina me të cilat mbahej diktatura, ja sa u sollën…

Nga Kastriot Dervishi

Si pasojë e ndihmave kineze, kërkesave gjithnjë të rritje, në Shqipëri u krijua një stok i konsiderueshëm ushtarak në raport me popullsinë. Sipas dokumenteve arkivore, zyrtarët kinezë kanë frenuar deri në një shkallë mase dëshirat e shfrenuara të udhëheqjes komuniste të Shqipërisë për armatim, duke siguruar se sipas të dhënave të tyre Shqipëria nuk rrezikohej nga asnjë lloj agresioni.

Në vitin 1968 Shqipëria kërkoi prej Kinës 800 tanke në një kohë që gjithsej vetë kinezët kishin 3.000 (më shumë se gjysma prodhim sovjetik). Në një informacion të vitit 1972 vihej re se Shqipëria kish marrë nga Kina në vitet 1962-1972 midis të tjerash: 72 avionë, 48 raketa tokë-ajër, 535 tanke, 2200 makina, 42 anije, 8 mijë radiostacione. Sa i takon armatimit tjetër, sipas të dhënave të diskutuara në Këshillin e Mbrojtjes, në vitin 1975 gjendja e armatimit në Shqipëri ishte si vijon:

-657.060 armë këmbësorie të ndarë sipas zërave:

25.098 mitraloza

871 mitraloza të rëndë “Maksim”

133.919 automatikë “Model 56”

92.000 pushkë automatike “Model 53”

24.903 atematikë me fishek pistolete “Model 54”

39.093 pushkë italiane-gjermane-angleze

1.470 mitraloza anglez e gjerman

54.975 pistoleta

Këto armë ishin të ndarë kështu në copë:

-Ushtria (përfshi armët nëpër shkolla) 345.428

-Ministria e Punëve të Brendshme 37.845

-Forcat vullnetare 173.000 (vetëm 2 mijë prej tyre të paarmatosur)

-Këshilli i Mbrojtjes (rezerva): 70.000

Binte në sy fakti i një numri të madh forcash vullnetare, 171 mijë të armatosura dhe 150 mijë të paorganizuara, çka e çonte shifrën e tyre në 323 mijë persona. I gjithë ky armatim i shërbente mbajtjes së pushtetit sepse nuk ishte rreziku i kurrfarë agresioni nga jashtë vendit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular