BallinaKryesorePolici dhe "rrethim" mbrojtës, tifozët turq vërshëllejnë Shqipërinë

Polici dhe “rrethim” mbrojtës, tifozët turq vërshëllejnë Shqipërinë

Sipas asaj që ka raportuar korrispondenti i Telesport në Stamboll (Fatlum Kurtaj), brenda stadiumit ku do të luhet sfida Turqi-Shqipëri, ora 20:45, kjo shoqëruar edhe bashkë me disa video të regjistruara direkt, forcat e policisë kanë rrethuar gjithçka dhe ndodhen kudo. Më herët ishin jashtë stadiumit me atuoblindë, ndërsa tashmë në brendësi janë shtuar edhe më shumë.

Një gardh qëndron mbi vendet ku do të ulen zyrtarët e lartë të FSHF, ndërsa tifozët kuqezi po mbushin këndin e tyre. Kur futbollistët e Shqipërisë kanë hyrë në fushë për “inspektimin” tradicional, vërshëllimat kanë pushtuar stadiumin, ndërsa më pas lojtarët turq janë pritur me ovacione.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular