BallinaAktualitetHoroskopi 13 tetor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

Horoskopi 13 tetor 2019, ja parashikimi i yjeve për ju

spot_img
spot_img

DASHI

Miqtë dhe partneri/partnerja mund të përfitojnë nga mirësia juaj. Disa mund të duan që ti ndihmoni për të zgjidhur problemet dhe nuk do i thoni jo. Duhet të mësoni që kur nuk shmangni dot njerëz, duhet ti përgjigjeni, “Do ju ndihmoj më vonë”.

DEMI

Anëtarët e familjes mund të kenë shumë gjëra në mendje sot dhe mund t’ju kërkojnë më shumë ndihmë se sa mendonit. Sigurohuni që të jeni të qetë dhe të tregoni vendimin tuaj. Kur është e mundur, më mirë jepni këshilla se sa ndihmë. Ndonjëherë, kjo është gjithcka njerëzit kanë nevojë.

BINJAKËT

Sot mund të kaloni kohë duke ndihmuar motrën/vëllain ose një mik për një udhëtim që duan të bëjnë. Ka gjasa që duan ti përgatisësh letra ose punë të tjera që lidhen me biznese apo investime. Kini kujdes, mos e shkatërroni veten. Nëse nuk e mbaroni dot sot, dita lind sërish nesër.

GAFORRJA

Dikush mund të tërheqë vëmendjen tuaj duke ju folur për investime. Juve ju duket aq mundësi e mirë, sa nuk e besoni dot. Kini kujdes dhe mos e harroni shprehjen, “Nëse dicka tingëllon shumë e mirë për të qenë e vërtetë, me siguri është”.  Nëse jeni të interesuar për atë që duhet të thotë ky person, prisni disa ditë dhe pastaj kontrolloni me një burim të paanshëm.

LUANI

Sot mund të ndiheni sikur po mbusheni me energji fizike. Ju keni shumë energji, por nuk është ide e mirë të bëni ngjitje malesh, të vraponi në maratonë ose të notoni në distanca të gjata tani. Nëse nuk ecni me ritmin, mund të rraskapiteni pas drekës.

VIRGJERESHA

Përgjegjësitë mund të jenë në mendjen tuaj sot. Ndoshta i keni premtuar dikujt dicka, por nuk keni kohë as energji për të qenë pranë tyre. Mos kini frikë që ti tregoni se jeni shumë të zënë dhe do i ndihmoni në një moment tjetër.

PESHORJA

Sot do keni shumë energji krijuese dhe jeni gati për të punuar në një projekt. Mos u zhgënjeni nga aftësitë tuaja dhe shkruajini në një letër por mos i vini në zbatim. Sot nuk është dita për tu lodhur shumë. Nesër vjen inspirimi sërish.

AKREPI

Sot mund të jeni në qendër të vëmendjes. Ndoshta do jepni një leksion, do drejtoni një grup apo do diskutoni në një vend tjetër. Sido që të jetë, mos u surprizoni nëse ju keni artikulim të shkëlqyer e më pas të bllokoheni. Askush nuk do të bezdiset dhe do ju japin mundësi të flisni kur të jeni më të qetë.

SHIGJETARI

Keni shumë telefonata për të bërë? Është ditë e dielë, por do ju duket si e hënë nëse merreni me punë. Ndoshta jeni duke menduar për pak pushim dhe kjo është gjithcka duhet të bëni. Relaksohuni. Shihni një film dhe harroni gjithcka nga bota e jashtme. Nuk duhet të shkatërroni veten në punë.

BRICJAPI

Shpenzimet e papritura, mbase për riparimet e shtëpive, mund të kërkojnë para. Ju mund të duhet të “vidhni” dikë për të paguar një tjetër. Kjo ndoshta do të ofendojë prakticitetin tuaj, por është vetëm e përkohshme. Me sensin tuaj të shëndoshë financiar, së shpejti do të keni mundësi të ekuilibroni buxhetin tuaj.

UJORI

Ajo cfarë nuk ju pëlqen tek partneri/partnerja do ju japi një gjendje psikologjike të mërzitur. Komunikimi mes jush nuk do të jetë aq i mirë dhe do të mendoni nëse ka dicka të gabuar që keni thënë apo bërë. Me shumë mundësi jo. Mos u përpiqni ti tregoni partnerit tuaj shqetësimet që keni pasi mund të lindin debate. Dilni me mikun/mikeshën më të mirë dhe largoni mendjen nga pjesa sentimentale.

PESHQIT

Festat e mëdha mund t’ju lodhin. Ushqimi dhe pija mund të kenë qenë të shkëlqyera, por sot duhet të zgjidhni ushqimin që më të shëndetshëm. Nëse nuk merreni me aktivitet sportiv, pak ecje ose joga mund të jetë ajo që po kërkoni. Do t’ju qartësojë dhe mendimet në kokën tuaj. Do të riktheheni përsëri tek vetevetja pas mesditës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular