BallinaKronikeJa gjendja e fëmijës 17 muajsh, i cili ra në vatrën e...

Ja gjendja e fëmijës 17 muajsh, i cili ra në vatrën e zjarrit ku ziente rakia në Skrapar

Mjekët e QSUT-së japin informacion për gjendjen e fëmijës që pësoi dje një incident të rëndë në Skrapar.

Sipas mjekëve, fëmija ka shkuar pasditen e djeshme rreth orës17:15 në QSUT, në repartin e djegie-plastikës dhe aktualisht gjendja paraqitet e stabilizuar.

“Në Shërbimin e Djegie-Plastikës ka ardhur me urgjencë në gjendje të rëndë shëndetësore me djegie në pjese të ndryshme të trupit pacienti me inicialet K. B., i moshës 17 muajsh. Gjendja e tij shëndetësore sipas mjekëve të shërbimit, paraqitet e stabilizuar. Fëmija ka pësuar djegie në 30% të trupit”, bëhet e ditur nga QSUT.

Stafi mjekësor është duke e mbajtur në monitorim të vazhdueshëm dhe po i jep përkujdesjen mjekësore të nevojshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular