Banorët e Unazës së re në burg, Basha: Vendimi me urdhër të Ramës për vjedhjen e 40 milionë eurove

2
199

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar pas vendimit të gjykatës së Tiranës për të lënë në qeli 3 banorët e Astirit që protestojnë në mbrojtje të shtëpive të tyre.

Sipas Bashës, Edi Rama sot duhej të ishte në qeli për akuzën e pastrimit të parave.

Reagimi i plotë i kreut të PD-së, Lulzim Basha:

Me urdhër të Edi Ramës, gjyqtari Arben Micko dhe prokurori Bledar Maksuti mbajtën sot në arrest Skender Dodën, Gramoz Shehun dhe Ilias Katiraj. Tre baballarë mbahen në burg sepse mbrojnë shtëpitë e fëmijëve nga Hajduti Psiqik, Damian Lala dhe Taulant Yaris Bego që duan të vjedhin 40 milionë euro te Unaza e Re.

Sot Edi Rama duhej të ishte në burg për veprën kriminale të pastrimit të parave dhe ndërhyrjes me para të pista në fushatën e Presidentit Obama. Damian Lala dhe Taulant Yaris Bega duhet të ishin në qeli, bashkë me Sajmir Tahirin për aferat e tyre hajdutërore dhe bashkëpunim me narkotrafikantët.

Me hajdutë në qeveri dhe njerëz të pafajshëm në burg, nuk ka Europë, as zhvillim, as drejtësi. Vetëm largimi i kësaj bande hap rrugën drejt normalitetit dhe mirëqenies.

Sot në ora 18:00 të bashkohemi në protestë në krah të banorëve të dhunuar te Unaza e Re, kundër hajdutërisë dhe padrejtësisë.

2 KOMENTET

  1. … [Trackback]

    […] Find More Info here to that Topic: startnews.news/2019/10/13/banoret-e-unazes-se-re-ne-burg-basha-vendimi-me-urdher-te-rames-vjedhjen-e-40-milione-eurove/ […]

Comments are closed.