BallinaAktualitetVIDEO/Denoncimi i Ina Zhupës: Veliaj fliste për maratonë, shpërthejnë qytetarët në protestë,...

VIDEO/Denoncimi i Ina Zhupës: Veliaj fliste për maratonë, shpërthejnë qytetarët në protestë, ja çfarë i kërkuan

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa e ka quajtur dështimin e radhës të kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj, maratonën e zhvilluar këtë të diel në kryeqytet.

Zhupa ndalet te bllokimi i rrugëve dhe parqeve në kryeqytet për shkak të eventit.

“Maratona e Tiranës, dështimi i radhës i organizuar nga Veliaj, si nje formë për të hequr vëmendjen nga skandalet!

Qyteti i bllokuar totalisht për më pak se 1000 vrapues. Paralizim total i jetës në Tiranë përfshirë dhe hyrje daljet ne park qe eshte i vetmi vend argetimi per qytetin.

Një shfaqje për tu dukur perëndimor, ndërkohë që sot shpallej vendimi për të dënuar banorët e unazës, si në diktatura sepse protestojnë për shtëpitë e tyre kundër një projekti korruptiv”, shkruan ajo në një shënim në Facebook.

LEXO EDHE  Lufta në Kavajë/ Burg për Bledar Toçin, i ati merr përgjegjësinë e kokainës

Zhupa publikon edhe videon e protestës së një grupi qytetarësh për mungesën e ujit të pijshëm në kryeqytet, teksa kryebashkiaku Veliaj mbante një fjalim për maratonën.

“Megjithatë qytetarët kanë zgjedhur një kauzë më të madhe për t’ju përgjigjur maratonës, protestojnë për mungesën e ujit: Tirana do ujë”, shkruan.

Maratona e Tiranës, dështimi i rradhës i organizuar nga Veliaj, si nje formë për të hequr vëmendjen nga skandalet!Qyteti i bllokuar totalisht për më pak se 1000 vrapues. Paralizim total i jetës në Tiranë përfshirë dhe hyrje daljet ne park qe eshte i vetmi vend argetimi per qytetin.Një shfaqje për tu dukur perëndimor, ndërkohë që sot shpallej vendimi për të dënuar banorët e unazës, si në diktatura sepse protestojnë për shtëpitë e tyre kundër një projekti korruptiv.Megjithatë qytetarët kanë zgjedhur një kauzë më të madhe për tju përgjigjur maratonës, protestojnë për mungesën e ujit: Tirana do ujë.

Gepostet von Ina K. Zhupa am Sonntag, 13. Oktober 2019

Njëkohësisht po fliste edhe Veliaj, i cili ngrinte zërin e tij me qëllim për të mbytur zërin e qytetarëve protestues.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular