BallinaAktualitetTenderi 21 milion euro për blerjen e karburantit, Agron Shehaj nxjerr faktet...

Tenderi 21 milion euro për blerjen e karburantit, Agron Shehaj nxjerr faktet e abuzimit

Nga Agron Shehaj

Dy ditë më parë denoncova tenderin korruptiv mbi 21 milionë euro për blerjen e karburantit për të gjitha institucionet shtetërore, për tre vitet e ardhshme. Ishte një tender pa garë, me fitues të paracaktuar, me një çmim më të lartë se çmimi i pakicës!

Dje, Ministria e Brendshme lëshoi një komunikatë qesharake (https://drive.google.com/file/d/1FREVxNIXN0PJ0ihf3ryOIqOFd8DCX0_U/view?ts=5da1fb00) dhe gënjeu duke thënë se çmimi i blerjes nuk është 177,1 lekë për litër, sa denoncova unë, por 170 lekë për litër.

Po edhe sikur të marrim çmimin e gënjeshtërt të ministrisë, 170 lekë për litër, sot nafta me pakicë shitet me 158-168 lekë për litër (fotot janë bërë sot në mëngjes).

Vetëm një qeveri e korruptuar dhe e kapur mund të blejë miliona litra karburant me një çmim shumice më të shtrenjtë se çmimi i pakicës i pompave të karburantit.
Vjedhje dhe korrupsion që duhet të hetohet menjëherë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular