BallinaPolitike“Lleshaj jeton në 2 shtëpi të padeklaruara”. Gazment Bardhi e akuzon s'mund...

“Lleshaj jeton në 2 shtëpi të padeklaruara”. Gazment Bardhi e akuzon s’mund ta kuptojë qëndresën për shtëpitë e ndërtuar me djersë

Nga Gazmend Bardhi

“Sander Lleshaj jeton në 2 shtëpi të padeklaruara”. Gazment Bardhi akuzon Ministrin e Brendshem: Nuk mund ta kuptoje qendresen per shtepive te ndertuar me djerse

Reagim i Sekretarit te Pergjithshem Gazment Bardhi, ne emer te PD

“Sander Lleshaj nuk mund ta kuptojë qendresën e burrave, grave dhe fëmijëve në mbrojtje të shtëpive të tyre nga fadroma e korrupsionit të shefit të tij Edi Rama, sepse Sandër Lleshaj nuk ka derdhur ndonjëherë djersë për shtëpinë e tij.

Ai jeton në dy shtëpi të padeklaruara. Për njërën ka marrë kredi të butë nga qeveria që në 2009 dhe, në mënyrë të paligjshme, nuk e ka përdorur deri në vitin 2018, sa janë të dhënat zyrtare.

Shtëpia tjetër ku Sandër Lleshaj jeton është në Lalz, por ajo nuk figuron askund. Të gjithë e dinë që ministri katil, që nxjerr policinë kundër grave dhe fëmijëve, por nuk lufton krimin, jeton sa pranë qendrës së Tiranës, aq në Gjirin e Lalzit, në shtëpi të padeklaruara.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular