BallinaRajoniMediat e huaja raportojnë për helmimin e zyrtarëve të zgjedhjeve

Mediat e huaja raportojnë për helmimin e zyrtarëve të zgjedhjeve

spot_img
spot_img

Mediet e famshme botërore, agjencia e lajmeve “Associated Press” dhe gazeta amerikane “The Washington Post”, kanë raportuar të dielën për helmimin e disa zyrtarëve gjatë numërimi të votave të ardhura nga Serbia.

Agjencia “Associated Press” ka raportuar se dhjetëra zyrtarë të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve janë dërguar në spital me probleme shëndetësore pasi i kishin hapur pesë kuti votimi të ardhura nga Serbia.

Mjekët e emergjencës kanë thënë se personat e shtrirë në spital kanë pasur të kruara dhe lëkurë të skuqur.

Një zëdhënës i policisë e ka konfirmuar incidentin, por ka refuzuar të japë hollësi, duke thënë se hetimet janë duke u zhvilluar. Ndryshe, zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve ka refuzuar të komentojë për këtë rast.

Kosova i mbajti zgjedhjet e parakohshme të dielën e javës së kaluar. Ato jozyrtarisht i ka fituar Lëvizja “Vetëvendosje”, por autoritetet kanë vendosur t’i rinumërojnë votat e 300 kutive të votimit, shkruan “Associated Press”, transmeton Gazeta Express.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular