BallinaAktualitetProvokimi i Borchardt me gishtin lart/Kush po e masakron?

Provokimi i Borchardt me gishtin lart/Kush po e masakron?

Në rrjetet sociale, në mediat e opozitës dhe nga politikanë pranë saj, ka nisur një fushatë linçimi ndaj ambasadorit të OSBE, Borchardt, me sharje, ofendime madje dhe me thirrje për largimin e tij nga Shqipëria.

Shkak për kët u bë incidenti i së dielës në mbrmje kur ambasadori me kombësi gjermane, bashkë me bashkëshorten, kaluan, ndofta rastësisht ndofta jo, aty ku protestuesit e Unazës së re ishin tubuar për të kundërshtuar arrestimet nga policia.

Kaq u desh që ata që e njohën të fillonin të bërtisnin në kor: “Rama Ik”. Normalisht një diplomat i huaj duhet të qëndrojë indiferent ndaj kësaj thirrjeje që nuk i takon atij, megjithëse ambasadori e kuptoi që ajo qe nje reagim i drejtpërdrejtë ndaj qëndrimeve të tij politike. Mirë po gjëja u bë personale kur njëri nga protestuesit, siç dëgjohet edhe në video, i thërriti: “SHAME ON YOU”, shprehjen turpëuese që një grup të rinjsh opozitarë i shkruan në murin e pallatit ambasadorit.

Në rrethana normale ky mund të quhet një provokim. Pra kushdo që do të kalonte i qetë në rrugë, dhe do e ndjente që po e agresojnë verbalisht do të reagonte. Kështu bëri fillimisht zonja e ambasadorit dhe më pas edhe ai vetë. Çilti i diplomatëve i treguan atyre që i provokuan gishtin e mesit. Ndoshta një akt i tepruar për një zonjë dhe një diplomat, por askush nuk mund të gjykohet për atë që bën në gjaknxehtësi e sipër.

Me Bernd Borchardt ndodhi e kundërta. Prej disa orësh atij i bëjnë thirrje ta fusë atë gisht aty ku se mban dot, i thonë se fyeu gjithë popullin shqiptar (e pavërtetë, ai iu kundërpërgjigj vetëm atyre që i thirrën), i bëjnë apel të largohet nga Shqipëria se po sillet si mercenar, e kështu me radhë.

Në fakt duhet kuptuar se sado i pamatur të jetë gjesti i tij, aq më tepër ai zonjës që kishte pranë, mllefi i derdhur ndaj ambadorit nuk ka të bëjë me aktin e së delës mbrëma. Nëse do të ishte kështu gjithçka do të kishte kaluar më lehtë, ashtu siç kemi ditur ne ti falim diplomatët e huaj për gjëma më të mëdha.

Por, në këtë rast, gishti lart i Borshardt ëshhtë pika që derdhi gotën. Ai po gjykohet për qëndrimet që ka mbajtur dhe jo për një veprim në inat e sipër. Ambasadori OSBE ishte ai që u bëri thirrje studentëve protestues të dialogonin me Ramën, fiks ashtu sikurse i duhej kryeministrit, megjithëse e pranonte se kjo i tejkalonte kompetenat e tij. Ai qe i vetmi diplomat perendimor, ndryshe nga sa kërkon sot Bundestagu, që hodhi tezën se reforma zgjedhore mund të miratohet pa opozitën reale. Ai ka mbajtur qëndrime publike edhe kundër organizatës së tij dhe kundër shoqatave të gazetarëve me renome ndërkombëtare, lidhur me lirinë e mediave në Shqipëri. Ai bëri deklarata të nxituara kundër protestave të opozitës, që më pas u detyrua ti korrigjojë me ndërhyrje nga Vjena.

Në fund, kur në muret e shtëpisë i shkruajtën “SHAME ON YOU”, ai u la të keqpërdorej nga qeveria sikur opozita e kishte kërcënuar me jetë.

Pra, shkurt, Brend Borchardt, ka krijuar më këmbëngulje dhe durim profilin e një lakeu të Ramës. Ai ka vendosur të mbajë vetë një qëndrim të anshëm duke i revoltuar shpesh idhtarët e opozitës. Prandaj gishtit të tij të ngritur lart po i jepet kaq rëndësi. Prandaj, një gafë e bërë nga gjaknxehtësia po shërben si shkaku i një fushate linçimi kundër tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular