BallinaKryesoreDiplomati i njohur: Sjellja e Borchardt skandaloze, të largohet urgjentisht nga Shqipëria

Diplomati i njohur: Sjellja e Borchardt skandaloze, të largohet urgjentisht nga Shqipëria

spot_img
spot_img

Zef Mazi është një diplomatët e njohur të periudhës së tranzicionit. Ai ka qenë për shumë vite Shef i Misionit (ambasador) i Shqipërisë në OSBE dhe në OKB, në Britaninë e Madhe, në Republikën e Irlandës.

Ai ka shërbyer për disa vite në Sekretariatin e OSBE-së dhe për shtatët vitet e fundit ka shërbyer si Asistent Special për Strategjinë i Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore.

Në një intervistë për gazetën Dita, Mazi komenton incidentin e së dielës në mbrëmje me ambasadorin e OSBE në Tiranë.

Ngjarja në dukje banale ka ngjallur shumë debate publike.

‘Xhesti i Borchard-it nuk është parë dhe nuk është dëgjuar të ketë ndodhur në asnjë vend tjetër ku ka misione OSBE-ia në terren deri tani! Kjo është skandaloze’ – thotë Mazi.

Më vjen mirë që i referoheni ashtu siç është emërimi i tij: Kryetar i Prezencës të OSBE-së në Shqipëri. Në një artikull tek ju para dy javësh kam sqaruar se OSBE-ia nuk emëron, pra nuk ka, ambasadorë në asnjë vend.

Ajo nuk ka personalitet juridik, dhe emëron kryetar misioni ose prezence. Ai mund të ishte ambasadori i Gjermanisë nëse, për shembull, Gjermania vendos ta emërojë të tillë diku, por jo i OSBE-së.

Xhesti i Borchard-it nuk është parë dhe nuk është dëgjuar të ketë ndodhur në asnjë vend tjetër ku ka misione OSBE-ja në terren deri tani! Kjo është skandaloze! Ai duhet urgjent të përzihet nga vendi ynë si person ‘non-grata’, ose t’i kërkohet urgjent të japë dorëheqjen vetë, duke i caktuar edhe datën e qartë kufi për ta bërë këtë veprim.

Ndërkohë, të informohet urgjentisht Sekretari i Përgjithshëm i OSBE-së për xhestin e turpshëm të tij dhe për vendimin pa ekuivok, pa asnjë droje, të Shqipërisë për ta larguar nga vendi ynë. Mund të bëhen presione nga ndonjë vend, por aspak nuk duhet qe vendi të përkulet para presioneve.

Kjo është rruga e vetme dhe më e mirë për të demonstruar se na paska mbetur një fije fare e hollë shteti, se ky shtet mbron interesat e qytetareve të tij dhe nuk lejon që të tallet dhe t’i fyeje ata një farë Borchard-i. Çdo vend normal do ta kishte bërë këtë gjë urgjentisht, do ta kishte ‘zhdukur’, si thotë populli, duke theksuar se ky përfaqësues i OSBE-së nuk është aspak i denjë dhe në gjendje, ai nuk mundet të vazhdojë më tej punën e tij në vendin tonë.

Tek ne duket qe nuk ka shtet si duhet, nuk ka shoqëri civile, as media, asgjë të kësaj natyre, që atë njeri ta bëjë zhele dhe njerëzit ta marrin me vezë e me bori derisa të largohet nga vendi, jo siç kemi bërë ne, duke pranuar zgjatjen e mandatit te tij’, është shprehur diplomati i njohur shqiptar, Zef Mazi gjatë intervistës për gazetën Dita.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular