BallinaAktualitetRrahu nusen e vëllait, pranga 45-vjeçares. Motra e saj i nxjerr armën...

Rrahu nusen e vëllait, pranga 45-vjeçares. Motra e saj i nxjerr armën kunatës dhe…

Ushtron dhunë ndaj kunatës, arrestohet në flagrancë 45 vjeçarja, si dhe procedohet në gjendje të lirë motra e saj pasi kanosi me armë nusen e vëllait. Ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe.

73189320 2548239835462372 5460840665329958912 N

“Sekuestrohet nga policia arma e gjahut.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasja :
Sh.D, 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe

Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja Z.M, 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D).
Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A.D 28 vjeçe banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z.M e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishek shtetasen A.D.
Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.
Arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.”, thote policia.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular