Ushtron dhunë ndaj kunatës, arrestohet në flagrancë 45 vjeçarja, si dhe procedohet në gjendje të lirë motra e saj pasi kanosi me armë nusen e vëllait. Ngjarja ka ndodhur në Dibër të Madhe.
“Sekuestrohet nga policia arma e gjahut.
Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u arrestua në flagrancë shtetasja :
Sh.D, 45 vjeçe, banuese në Dibër të Madhe
Si dhe u procedua penalisht në gjendje të lirë shtetasja Z.M, 31 vjeçe, banuese në Kukës (motra e shtetases Sh.D).
Arrestimi i saj u bë pasi për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së vëllait të saj shtetases A.D 28 vjeçe banuese në Dibër. Në konflikt është përfshirë edhe shtetasja Z.M e cila ka kanosur me armë gjahu, pa fishek shtetasen A.D.
Arma e gjahut, në momentin e sekuestrimit rezultoi pa fishek.
Arma është me leje dhe në pronësi të babait të dy motrave.
Materialet proceduriale do ti referohen Prokurorisë Dibër për hetime të mëtejshme.”, thote policia.