BallinaSportFOTOT/Gledis Muhametajt, merr licencën e artë të trajnimit të basketbollit nga “USA...

FOTOT/Gledis Muhametajt, merr licencën e artë të trajnimit të basketbollit nga “USA Basketball”

Ndjekja intensive e programit “Coach Academy” ne Shtetet e Bashkuara te Amerikës prej 1 viti si dhe drejtimi i ekipit “ZO ELITE NY “ te moshave U17 ne aktivitetet e organizuara nga kompania e mirënjohur ADIDAS dhe eksperienca e mëparshme ne drejtimin e ekipeve kombëtare te moshave ne Shqipëri bene një pakete te mundur qe ky djalë ne këtë moshe kaq te re te marre me suksese te gjitha provimet e nevojshme teorike , praktike , tekniko-taktike , psikologjike për tu pajisur me licencën e arte nga “USA Basketball” .

Kjo licencë është arritja maksimale e testimit për te drejtuar ne te gjitha kampionatet qe organizon “USA Basketball” duke filluar qe nga kampionati me i ndjekur ne Amerike , ai i kolegjeve si Division 1 , Division 2 e tek te gjitha te tjerat .

Për tu pajisur me këtë licencë ka një program te veçantë prej disa pikash :

-Për regjistrim:

  1. Duhet një eksperience ne drejtimin e ekipeve ne aktivitetet me te njohura siç janë ato qe organizon : ADIDAS , NIKE , UNDER ARMOUR ose Ekipe me nivel shume te larte ne Kampionate te ndryshme qe organizohen ne shtete te ndryshme te botes .
  2. Patjetër duhet te jesh i propozuar i një prej këtyre ekipeve te lartpërmendura.
  3. Duhet te jesh mbrojtës i gjuhës Angleze .

Dhe një sere dokumentesh te tjera si psh : te jesh pa rekorde kriminale , te kesh minimalisht një diplome Bachelor nga një institucion i Akredituar etj .

Pas shqyrtimit te dosjes vjen konfirmimi i cili është hap shume i rëndësishëm .

Pas konfirmimit duhet :

  1. Duhen ndjekur 8 klinika ne shtete te ndryshme te Amerikës.
  2. Duhen marre mbi 150 leksione nga trajnerët me te dëgjuar te botes.
  3. Duhen kaluar me suksese 12 testime .

Pas këtij programi te plote , ndjekësit e tij pajisen me disa lloje licencash ku vlerësimi maksimal është “Gold Coach License “.

Ky vlerësim na bën te gjithëve krenar pasi është here e pare qe një shqiptar është vlerësuar me këtë licencë për drejtimin e ekipeve te basketbollit .

Kështu qe i urojme suksese dhe presim ta shohim Gledisin ne drejtimin e ekipeve ne mbare boten.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular