BallinaKryesorePaloka-Ramës: Problemet “e tyre” janë problemet që ju ke shkaktuar ti, Edvin!

Paloka-Ramës: Problemet “e tyre” janë problemet që ju ke shkaktuar ti, Edvin!

spot_img
spot_img

Nga Edi PALOKA

Ne Evropen nuk e duam as ne letra as ne 3D, por si realitet qe ta jetojne shqiptaret!

Rama vazhdon te gjej “fajtore” jashte vetes per bllokimin e integrimit dhe mos hapjen per here te katert te negociatave.

“Vendet skeptike kane problemet e tyre te brendeshme, nuk kane lidhje me ne “- justifikohej Rama.

Ne fakt, Hollanda dhe Franca, dy nga vendet qe jane te vendosur per nje “JO” te prere ndaj Rames, kane vertete si argument kryesore “probleme te tyre te brendeshme”, por problemet e tyre jane te shkaktuara nga Rama.

Hollanda e ka shprehur prej kohesh se kriminaliteti i eksportuar nga Shqiperia e Rames, eshte nje nga plaget me te renda qe i jane shkaktuar atij vendi.

Rama thote se ne Hollande ka dhe kriminele nga vende te tjera por “harron” qe nuk ka vend tjeter ne Evrope qe te jete kthyer ne strehe , apo sic e quan Departamenti Amerikan i Shtetit, ne “ baze operacionale te krimit te organizuar” qe nga me pas vepron jo vetem ne Evrope po dhe deri ne SHBA.

Dje, Presidenti Macron beri te qarte se kush ishte “problemi i brendshem” i tyre qe i detyron ti bejne “block” Shqiperise. Shqiptaret, ne numra absolut jane te dytet dhe per numer popullsie , te paret ne bote si azilkerkues ne France, duke kaluar dhe sirianet.

Keto shifra azilkerkuesish jane teresisht “merite” e Rames dhe nuk kane te bejne fare me “deshirat normale per te levizur per nje jete me te mire ne Evrope”- sic kerkon te justifikohet palacoja kryeminister. “Edhe nga vendet e tjera te Evropes ikin qytetare te tyre drejt vendeve me te zhvilluara”-thote Rama.

Sigurisht qe dhe nga vendet e tjera levizin, sic kane levizur dhe nga Shqiperia ne gjithe keto vite, po keto largime masive nuk ndodhen as kur shqiptareve sapo ju liberalizuan vizat, perkundrazi.

Ikje te tilla ka patur vetem ne kohen e krizave me te renda ne Shqiperi, ne ‘91 apo ne ‘97 !
E nuk ka si te ndodh ndryshe.

Nuk ka vend ne bote qe familje te tera hidhen ne rruge pa ju dhene asnje mundesi jetese , sic po ndodh sot ne Shkoze apo sic ka ndodhur dhe me pare tek Bregu i Lumit e sic tentohet tek Astiri. E pse? Qe Rama dhe pese hajdute rreth tij , te pangopur, te vazhdojne te fusin miliona te tjera ne xhepat e tyre.

Vetem ne qeverine e Rames burgosen njerzit se nuk paguajne dot energjine , pasi i kane larguar nga puna e ju kane hequr dhe ndihmen sociale. Nderkohe qe kriminelet jane bere zoter te vendit.

Mjerimi dhe pasiguria per jeten kane pushtuar kete vend dhe gjithshka per “merite” te nje kryeministri arrogant, antihuman, te paafte e injorant qe mendon vetem si te grabise pa pyetur per jetet qe shkatrron.

E pra “problemet e tyre”, jane problemet qe Rama ju ka shkaktuar duke e kthyer Shqiperine ne pak vite ne ferr per qytetaret dhe parajse per kriminelet.

Prandaj si Hollanda ashtu dhe Franca jo vetem nuk pranojne te na hapin negociatat por na kercenojne dhe me rikthim te vizave.

“Shqiperia si Evropa“ per ne nuk eshte nje koncept burokratik e ca me shume nje menyre per te fituar ca pike politikisht sic kerkon Rama. Ne duam te na hapen negociatat e te pranohemi ne BE atehere kur vertete te kemi arritur nivelet evropiane te jeteses e jo sepse kercenojme se “perndryshe do shkojme ne krah tjeter” apo sepse kemi shperndare ca zhake ne forme lobimi tek disa burokrate te korruptuar.

“Endrra evropiane” per ne dhe gjithe shqiptaret nuk jane disa letra te firmosura ku thuhet qe jemi pjese e Evropes vetem sepse Rama keto letra do qe ti paraqese si flete lavderimi per qeverine e tij. Ne nuk na duhen “cmimet” qe fiton Veliaj per ujin, nderkohe qe Tirana nuk ka pike uji.

Ne nuk duam nje Evrope ne leter apo ne 3D.
Ne duam nje Shqiperi ku vertete te jetohet si ne Evrope dhe shqiptaret ndihen realishte qytetare te Evropes.

Ne duam te ecim ne rrugen ku ishim nisur atehere kur Evropa po afrohej me shpejtesi e ne pak kohe na antarsoi ne KE, ne NATO e na liberalizoi vizat.

Ne duam te dalim dhe nje here nga erresira e nates ku na ka futur prej gati shtate vitesh kjo qeveri.

Ne duam nje Shqiperi ku dielli te lind cdo dite per gjithe shqiptaret e jo vetem per Ramen!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular