Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur në kampionatin meksikan, gjatë zhvillimit të ndeshjes midis Verakru dhe Taigers.
Ndeshja përfundoi 1-3 në favor të miqve, por ajo që po tërheq vëmendjen e të gjithëve nuk është rezultati i kësaj ndeshje. Lojtarët e Verakruz kishin disa kohë që nuk ishin paguar nga klubi i tyre, dhe për këtë arsye vendosën që të kalin kundër drejtuesve të klubit.
Dhe kështu ndodhi, sapo filloi ndeshja ata qëndruan statik në fushë, duke mos reaguar ndaj kundërshtarit, të cilët gjatë kësaj kohe arritën të shënojnë 2 gola, në minutat 2’ dhe 4’. Një mesazh i qartë ky për bordin drejtues të klubit, të cilët në rast se nuk paguajnë lojtarët mund të përballen me probleme të tjera.
Veracruz are taking on Tigres and their players are straight up not moving in protest of the fact that they haven’t been paid their wages. this is amazing. #LigaMX