BallinaKryesoreVIDEO/“Do të ishte gabim i tmerrshëm”, detaji në deklaratën e Macron pas...

VIDEO/“Do të ishte gabim i tmerrshëm”, detaji në deklaratën e Macron pas ‘Jo’-së për negociatat

Presidenti francez, Emannuel Macron, ishte i bindur për “Jo” ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut pa nisur ende takimi i 17 tetorit. Franca qëndroi lokomotivë e palëkundur në qëndrimin e saj refuzues, duke tërhequr pas vetes edhe vagonët e tjerë, skeptikë, si Holanda, Danimarka, Spanja, por dhe Greqia, aspak inkurajuese për Shqipërinë

Euronews Albania@EuronewsAlbania

French President @EmmanuelMacron said the majority of countries opposed talks with 🇦🇱 & a few were against🇲🇰. He argued that granting membership talks to one country alone would be a terrible mistake for .

Embedded video

See Euronews Albania’s other Tweets

Por një moment me rendesi ne deklaraten e tij pas samitit dy ditor ne Bruksel, ishte kur Macron tha se nese do te vazhdohej perpara me negociatat e Maqedonise se Veriut duke e ndare kete proces nga Shqiperia, BE do te bente nje gabim te tmerrshem per rajonin e Ballkanit.

“Presidenti francez EmmanuelMacron argumentoi që nisja e bisedimeve të anëtarësimit vetëm me një vend do të ishte një gabim i tmerrshëm për Balkanin”, shkruan Euronews.

“Dje dëgjova disa fjalë se ne pothuajse arritëm uninamitet për hapjen e bisedimeve me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Kjo nuk është e vërtetë. Padyshim, aty kishte një shumicë që Maqedonisë së Veriut ti happen negociatat, por shumica e shteteve ishin kundër Shqipërisë”, tha ai nder te tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular