BallinaAktualitetDosja “Metamorfoza”/ SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka...

Dosja “Metamorfoza”/ SPAK mbyll hetimet dhe çon për gjykim biznesmenin Pëllumb Gjoka dhe anëtarët e tjerë të grupit kriminal

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen në ngarkim të biznesmenit, Pëllumb Gjoka si dhe anëtarëve të tjerë të të ashtuquajtur grup i strukturuar kriminal, përfshirë Behar Brajoviq (Bajri), Edmond Preka, Astmer Bilali, Ardrit Hasanbegaj, si dhe ish-zyrtarin e lartë policor, Oltion Bistri dhe ish-prokurorin, Xhevahir Lita. Ata u arrestuan në kuadër të operacionit të koduar “Metamorfoza”, ndërsa nëntë të tjerë janë shpallur në kërkim, mes të cilëve edhe Ervis Martinaj.

Ata akuzohen për një vrasje, pesë tentativa vrasje si dhe grup kriminal e korrupsion. Për veprën e fundit, akuzohen ish-kryeprokurori i Kukësit Xhevahir Lita dhe ish-zyrtari i policisë Oltion Bistri, të cilët kundrejt përfitimeve monetare bashkëpunonin me anëtarët e grupit kriminal. Hetimet nisën në vitin 2019 pas informacioneve nga autoritetet holandeze, belge dhe franceze që zbardhën komunikimet mes anëtarëve të grupit në rrjetet Enchro Chat dhe Sky.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular