Një aksident i rëndë, me pasojë një të vdekur ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkëmbit të Kavajës.
Sipas informacioneve të para, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.
Burime paraprake bëjnë me dije se këmbësori i ka prerë rrugën makinës, ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve.
Ndërkohë, ende nuk është bërë i ditur emri i viktimës.