BallinaKronikeAksident i rëndë te Shkëmbi i Kavajës, makina përplas për vdekje këmbësorin

Aksident i rëndë te Shkëmbi i Kavajës, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident i rëndë, me pasojë një të vdekur ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

Sipas informacioneve të para, mësohet se një automjet ka përplasur për vdekje një këmbësor.

Burime paraprake bëjnë me dije se këmbësori i ka prerë rrugën makinës, ndërkohë policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për përcaktimin e shkaqeve.

Ndërkohë, ende nuk është bërë i ditur emri i viktimës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular