BallinaEkonomiMinistrja Denaj takohet me Zv/drejtorin Ekzekutiv të FMN dhe Zv/Presidentin e BB

Ministrja Denaj takohet me Zv/drejtorin Ekzekutiv të FMN dhe Zv/Presidentin e BB

spot_img
spot_img

Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë Anila Denaj dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, vijojnë takimet me përfaqësues të lartë të FMN dhe BB në SHBA. Takime të rëndësishme janë zhvilluar me Z. Tao Zhang, Zv/Drejtor Ekzekutiv i FMN dhe Z. Poul Thomsen, drejtorin e FMN për Evropën, ku Ministrja Denaj, i informoi mbi situatën ekonomike, politikat makro-ekonomike dhe fiskale që po ndjek Ministria e Financave dhe Ekonomisë.

Ministrja vlerësoi gjatë këtyre takimeve se ruajtja e balancës primare pozitive, menaxhimi dhe ulja e mëtejshme e borxhit publik dhe ruajtja e deficitit nën normën e 2%, mbeten objektiva të të dyja palëve për të shmangur ndikimin e ngadalësimit të rritjes ekonomike në Evropë.

Gjithashtu gjatë takimit me z. Cyril Muller, Zv/President për Evropën dhe Azinë Qendrore në BB, dhe znj. Van Gelder, Drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor u rikonfirmua mbështetja e Bankës Botërore në sektorë të rëndësishëm të ekonomisë siç është energjia, transporti, tregtia si dhe për të nisur bashkëpunime të reja në projekte me fokus zhvillimin e SME-ve, sektorin e arsimit dhe menaxhimin e mbetjeve urbane. Muller shprehu vlerësimet për reformat e qeverisë shqiptare duke evidentuar ecurinë e mirë dhe arritjet në kuadrin e politikave fiskale, monetare dhe financiare, si dhe konfirmoi mbështetjen dhe bashkëpunimin e mëtejshëm me Bankën Botërore.

Ndërkohë zyrtarët e lartë të këtyre institucioneve të rëndësishme financiare ndërkombëtare mbështesin vijimin e mëtejshëm të konsolidimit fiskal, si dhe konfirmuan vazhdimësinë e asistencës nga ana e tyre për rritjen e kapaciteteve në administratën tatimore dhe hartimin e Strategjisë Afatmesme të të Ardhurave në Shqipëri.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular