Është nisur drejt Tiranës bariu i cili është sulmuar mëngjesin e sotëm nga ariu.
Ngjarja e rëndë ndodhi në vendin e quajtur Sasat në malin e Gjallicës, në Kukës.
Ekrem Onuzi, banor i fshatit Nangë ka qenë duke kullotur bagëtitë në kohën kur është sulmuar nga një arushë.
Rreth orës 13:30 minuta është arritur që Onuzi të merret me helikopter dhe të sillet drejt Tiranës.