BallinaKronikeEmri/I dënuar në Itali me 11 vite burg për plagosje e vjedhje,...

Emri/I dënuar në Itali me 11 vite burg për plagosje e vjedhje, kush është 43-vjeçari i arrestuar në Kurbin

Një 43-vjeçar nga Kurbini ka rënë në prangat e policisë, pasi kërkohej për llogari të shtetit italian, ku edhe ishte dënuar me 11 vite burg. Burime zyrtare bënë me dije se falë informacioneve të marrë në rrugë operative, në bashkëpunim me Interpol Tirana u arrestua Fred Gjonaj.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane, pasi Gjykata në Forli/Itali, në Prill 2005, e ka dënuar me 11 vite e 3 muaj burgim, për veprat penale “Organizatë kriminale”, “Vjedhje me armë” dhe “Plagosje” parashikuar nga Kodi Penal Italian.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular