BallinaSportGuardiola për Atalantën: Është kënaqësi ta shohësh të luajë futboll!

Guardiola për Atalantën: Është kënaqësi ta shohësh të luajë futboll!

Ato që thotë Pep Guardiola në vigjilje të ndeshjes kundër Atalantës në Champions League, padyshim që janë “mjaltë” për veshët e tifozëve bergamaskë. “Atë që mendoja për Sarrin, e mendoj dhe për Gasperinin. Ajo që ka bërë vitin e shkuar ishte e pabesueshme, ishte sikur të kishin fituar titullin. Kanë kurajë, luajnë për tifozët, sulmojnë duke marrë përsipër rrezikun. është kënaqësi t’i shohësh kur luajnë futboll”.

Për trajnerin e Sitit, takimi ndaj Atalantës do të jetë një lloj derbi, duke qenë se më parë ka luajtur për Breshian. “Isha shumë i lidhur me familjen Korioni, më kanë trajtuar shumë mirë. E di që është një ndeshje e rëndësishme për ta, por nuk kam folur me asnjë ndonëse kam ende shumë miq aty. Unë kam besim te skuadra ime dhe duam të fitojmë Championsin, por e di që ka shumë skuadra me cilësi që synojnë trofeun. Më parë të marrim 6 pikë dhe të mbyllim çështjen e kalimit të grupit.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular