BallinaPolitikePresidenti Meta takon Zv/Presidentin e JICA: Inkurajoj investitorët japonezë të vijnë në...

Presidenti Meta takon Zv/Presidentin e JICA: Inkurajoj investitorët japonezë të vijnë në Shqipëri

Presidenti i Republikës Ilir Meta, gjatë vizitës së tij në Japoni, zhvilloi sot një takim me Zëvendës Presidentin e Agjencisë së Bashkëpunimit Ndërkombëtar (JICA), z.Junichi Yamada.

Presidenti Meta vlerësoi asistencën financiare dhe teknike të dhënë nga Japonia nëpërmjet JICA, me një kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillimin ekonomik, social, arsimor dhe infrastrukturor në Shqipëri.

Gjatë këtij takimi, Kreu i Shtetit shprehu nevojën e rritjes së programeve dhe projekteve të JICA në Shqipëri në bujqësi, arsim, turizëm dhe infrastrukturën urbane, duke i konsideruar ato si pararojë të investimeve të rëndësishme japoneze në ekonominë e vendit tonë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular