BallinaAktualitetGrupi i punës për Reformën Zgjedhore, PD zgjedh emrat

Grupi i punës për Reformën Zgjedhore, PD zgjedh emrat

Komisioni i posaçëm parlamentar për Reformën Zgjedhore do të mblidhet mëngjesin e nesërm. Pas publikimit të emrave nga Partia Socialiste, edhe opozita e bashkuar dhe PD bën të njëjtën gjë.

Opozita ka vendosur që grupi i punës për Reformën Zgjedhore të drejtohet në nivel politik nga Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, raporton Syri.net.

Nga PD, pjesë e grupit do të jenë edhe: Oerd Bylykbashi, Ivi Kaso, Enkelejd Alibeaj, Çlirim Gjata, Endri Hasa dhe Arben Ristani.

Të gjitha partitë e koalicionit do të kenë përfaqesuesit e tyre në grup pune: LSI ka caktuar 3 përfaqesues; PR dhe PDIU nga 2 përfaqësues;  PAA, PDK, LZHK, PBDNJ nga 1 përfaqësues.

Ditën e sotme, Gazment Bardhi bëri me dije se, opozita do të mbledhë nesër grupin e punës në selinë e PD.

“Opozita është thellësisht e angazhuar me Reformën Zgjedhore. Ne kemi bërë të qartë tek Tryeza e organizuar nga OSBE që duam të japim kontributin tone për Reformën. Për këtë qëllim, nesër në orën 9:30, do të mblidhet grupi i punës së opozitës së bashkuar për reformën zgjedhore’, deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së.

Realizimi i Reformës Zgjedhore është një nga 9 kushtet të vendosura nga Bundestagu gjerman në këmbim të dhënies së pëlqimit të kushtëzuar për çeljen e negociatave me Shqipërinë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular