Autoritetet nuk kanë mundur ende që të zbulojnë identitetet e viktimave, madje nuk japin informacion as për shtetin nga dyshohet se janë nisur.
Ajo që dihet deri më tani është se kamioni është nga Bullgaria dhe ka hyrë në Britani nga porti i Holyhead, në Uells, 300 milje larg nga vendi ku u identifikua nga autoritetet.
Zona e Essex është populluar kryesisht nga emigrantë me prejardhje nga Bangladeshi, shtet në Azi, gjithsesi, autoritetet vendase nuk kanë dhënë asnjë detaj mbi shtetësinë e viktimave. / BBC