BallinaKryesoreGjykata dënon me gjobë ish-deputeten e PD-së Jorida Tabaku. Ja kushti ...

Gjykata dënon me gjobë ish-deputeten e PD-së Jorida Tabaku. Ja kushti …

spot_img
spot_img

Gjykata ka dënuar për shpifje ndaj kryeministrit Edi Rama, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku. Mësohet se togat e zeza kanë gjobitur me 300 mijë lekë të rinj Tabakun.

Gjykata i ka vendosur edhe një kusht demokrates, ku kjo e fundit duhet të përgënjeshtrojë në ‘Facebook’ deklaratën e bërë më 25.10.2018.

Po ashtu bëhet e ditur se shpenzimet e gjyqit i ngarkohen palës së paditur. Kujtojmë se padia ndaj Tabakut u depozitua në Gjykatën e Tiranës pas deklaratave të saj në lidhje me miratimin e ligjit të lojërave të fatit, ku ajo e ka akuzuar për lidhje kriminale.

Rama kërkoi si dëmshpërblim për dëmin moral të shkaktuar shumën prej 1 milion lekë, si dhe detyrimin që në faqen e saj në ‘Facebook’ të publikohet një përgënjeshtrim. Kryeministri ka depozituar në total rreth 15 padi ndaj figurave të PD pas deklaratave të bëra prej tyre ne adresë të tij.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular