Është identifikuar personi i gjetur i vdekur sot në Shkodër.
Burime nga policia thanë se trupi i pajetë është identifikuar si Ben Musaja
Ai është gjetur i vdekur në aksin rrugor Shkodër- Bushat në vendin e njohur me emrin ‘Melgushë’.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet.
Mësohet se pranë trupit të pajetë është gjetur një arme gjahu, çifte.
Nga të dhënat e para dyshohet se është vetëvrasje.