BallinaKryesorePaloka, Ramës: Boll mashtrove si ordiner, telefonata me Merkel, do të thotë...

Paloka, Ramës: Boll mashtrove si ordiner, telefonata me Merkel, do të thotë Gjiknuri, Tahiri, Gjushi…në burg

Nënkryetari demokrat Edi Paloka ka bërë një shpjegim me detaje të “telefonatës” 45 minutshe të kreut të qeverisë Rama me Kancelaren Gjermane Merkel.

Ai në një shenim në facebok shkruna se,

“kjo do të thotë që do të zbatosh kushtet e Bundestagut”?

“Do të thotë që Gjiknuri, Tahiri, Gjushi… gjithe tufa e të korruptuarve dhe atyre që janë kapur në krime elektorale, do të përfundojnë në burg?”, bijon paloka

Ja postimi i tij i plotë:

“Danke Angela…Telefonate 45 minuta…I vumë gjithë pikat mbi i…”?!?!

Kjo do të thotë që do të zbatosh kushtet e Bundestagut?

Do të thotë që Gjiknuri, Tahiri, Gjushi… gjithe tufa e të korruptuarve dhe atyre që janë kapur në krime elektorale, do të përfundojnë në burg?

Do të thotë që 30 Qershori ka rënë dhe do pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese?

Do të thotë që do të realizohet një reformë zgjedhore transparente dhe me pjesmarrjen e gjithë faktorëve politike dhe shoqëror?

Do të thotë që pas realizimit të reformës zgjedhore do të kemi implementim të saj në zgjedhje të parakohëshme?

Do të thotë…APO ?

Shqiptarët e kanë të freskët ditën kur vajte në Parlament dhe kërkove ndjesë për vonesën se kishe patur një bisedë telefonike për një orë me MIKUN TEND Macron. Atë ditë po ashtu kishit vendosur pikat mbi i për negociatat…

Nuk e di pse ka ca ditë që gjithë palaçot rreth teje nuk po lënë fjalë të ndyrë pa thënë për MIKUN TEND, madje paturpësisht dhe për bashkëshorten e tij?!

Boll mashtrove si ordiner ! Plotëso kushtet që të kërkojnë ose largohu!

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular