BallinaAktualitetLidhja Demokratike e Gruas aktivitet për sensibilizimin e grave ndaj rrezikut të...

Lidhja Demokratike e Gruas aktivitet për sensibilizimin e grave ndaj rrezikut të kancerit të gjirit

spot_img
spot_img

Në kuadër të muajit sensibilizues për luftën kundër kancerit të gjirit, Lidhja Demokratike e Gruas zhvilloi mbrëmjen e së enjtes një aktivitet sensibilizues në dobi të grave shqiptare.

Albana Vokshi: Do mundohemi që të mbushim çdo hapësirë të lënë nga institucionet shtetërore në luftën për jetën. Në luftën për shëndetin ka vend për të gjithë. Ndaj edhe mesazhi im për ju është që gjithkush që ka mundësi të mundohet të sensibilizojë, sepse parandalimi është fjala kyçe, parandalimi është shpëtimi i jetës së grave. 

Paneli ishte i përbërë nga personalitete të fushës së mjekësisë dhe jetës publike. Moderatorja e emisionit “Boom”, Fjori Dardha, foli pa dorashka për historinë e kancerit të gjirit në familjen e saj.

Fjori Dardha: Është vërtet jo vetëm për personin që është i prekur nga kanceri i gjirit, por edhe për familjen. Për fatin tim të keq, unë me këtë sëmundje jam njohur nëpërmjet mamasë sime. Kur sëmuret nena në shtëpi duket sikur sëmuret gjithë familja. 

Me premtimin se aktivitete të tilla do të mbahen përgjatë 12 muajve të vitit, Lidhja Demokratike e Gruas premton seriozitet në mbështetjen e luftës kundra kancerit të gjirit dhe atyre grave të cilat u kanë mbijetuar betejës së vështirë me sëmundjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular