BallinaAktualitetPërlotet ish-polici i plagosur në detyrë: Më hoqën nga puna për një...

Përlotet ish-polici i plagosur në detyrë: Më hoqën nga puna për një gabim të djalit tim minoren

Emisioni BOOM ka sjellë këtë puntatë hallin e një ish-punonjësi policie. Bëhet fjalë për Pajtim Brahimajn, i cili ka punuar si punonjës i policisë së shtetit për 22 vite në qarkun e Fierit. Prej 5 vitesh ai ka mbetur i papunë dhe i zhytur në borxhe.

Në vitin  2014 djali  minoren i Pajtimit ka marrë makinën e të atit pa leje, dhe ka lëvizur pa patente se bashku me një grup shokësh.

Për  shkeljet e kryera  djali i Pajtimit, në atë kohë 15 vjeç  ka vuajtur dënimin në  burgun e të Miturve në Kavajë. Më pas me  urdhër te Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Shtetit, Pajtimi largohet nga puna me motivacionin se ‘ka kryer shkelje të rënda disiplinore’ gjithashtu ‘mos ushtrim i kompetencave të policisë’.

Pajtim Brahimaj: Djali im në 5 shtator merr mjetin tim pa më pyetur mua. Ishte minoren 14-15 vjeç dhe shkon largohet 20 km nga Fieri. Në këtë kohë e kap policia, mjeti sekuestrohet në policinë e Mallakastrës. Mua po atë natë më pezullojnë nga detyra. Arsye e pezullimit ishte sepse do fillohet procesi disiplinor. Nga ky moment shkoja në punë i pezulluar. Pas disa kohësh më vjen urdhëri për përjashtim nga policia. U interesova dhe arsyeja ishte gabimi i djalit tim. Djali shleu dënimin sipas rregullave dhe ligjeve. Djali u dënua me 5-6 muaj burg në Vlorë. 

Më pas fillova rrugën gjyqësore. Gjykata në disa seanca mori vendimin përfundimtar ku shprehej se vendimi i përjashtimit tim nga policia ishte i paligjshëm. Prita sa përfundoi në Tiranë vendimi i Gjykatës Administrative. Gjykata Administrative vendosi të më dëmshpërbleje me pagën për një vit dhe vendimi i drejtorit të përgjithshëm Artan Didi është i paligjshëm. Rikthimi në detyrë të varët në bazë të dëshirës së titullarit. Të ardhurat e mia janë në gjendje të vështirë. Unë jam me kredi dhe fëmijët i kam në shkollë. 

Vajza e Pajtimit i ka kushtuar edhe një poezi babait të saj.

Dhe mua plumbi do më kishte marrë
Në gjoks, shpatull, brinjë
Atë ditë të nxehtë qershorit
Kur dielli sapo kishte dalë
Ndoshta dhe unë fëmijët mund t’i lija jetim
Kur një plumb në kokë u shkri
Ndoshta dhe unë do të vijë me ju, me vdekjen
Por, jo unë erdha me poezinë

Ish-polici ka rrezikuar edhe jetën në krye të detyrës.

Pajtim Brahimaj: Në 1997 pas 2.5 orë pas marrja e shërbimit unë jam plagosur me një plumb rikoshet. Aty jam plagosur me plumb në kokë.  Kam qenë i shtruar 3 muaj, plumbin e kisha në kokë dhe jam operuar në kirurgjinë e Fierit. Unë i bëj thirrje drejtorit të përgjithshëm dhe ministrit të Brendshëm të kthehem dhe unë në detyrë në një sektor ku të shikohet e arsyeshme.

Gazetarja e BOOM, Alketa Çeku shkoi në ministrinë e Brendshme dhe dorëzoi shkresën për ministrin Sandër Lleshaj, ku e ve në dijeni të situatës së ish-punonjësit të policisë dhe i kërkon rikthimin e tij në punë.

 

 

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular