BallinaAktualitet“Mua më merr të keqen”, plas debati i ashpër, Nano: Reforma në...

“Mua më merr të keqen”, plas debati i ashpër, Nano: Reforma në Drejtësi, e vdekur! Rama: Çmontuam kastën më të fuqishme

spot_img
spot_img

Kryeministri Edi Rama është përplasur me analistin Mustafa Nano në emisionin “Opinion”, për vendimin negativ të BE për negociatat, por dhe për Reformën në Drejtësi, të cilën analisti e ka quajtur “të vdekur”.
Debati:

Mustafa Nano: Unë mendoj që edhe sikur ta kishim marrë Po-në e BE-së, Shqipëria do mbetej kjo si është. Vendi më i mjerë i Evropës.

Edi Rama: Po pse?

Mustafa Nano: E tregoi mbledhja e fundit e Këshillit të Evropës. Maqedonia u veçua.

Edi Rama: Maqedonia ka 14 vjet që rri tek dera. Ne e kemi vitin e dytë. Maqedonia ndërroi emër, ndërroi identitet.

Mustafa Nano: Do na lejosh të shprehim ndonjë gjë.

Edi Rama: S’ta lejo të thuash është vendi më i mjerë…këmbë mbi këmbë.

Mustafa Nano: Çfarë kjo arrogancë në vendin më të qelbur të Evropës edhe për fajin e kryeministrit. Pse s’të pëlqen kjo e imja por të pëlqejnë poturet e tua. Nëse më lini unë ua shpjegoj. Është tradicionalisht më i mjeri por këto 6 vjet është bërë më i mjerë.

Edi Rama: Pse jemi më i mjeri? Më jep një fakt!

Mustafa Nano: Nuk ka azilant malazez, nuk ka azilant maqedonas, ka azilant shqiptarë.

Edi Rama: Harron strukturën e atyre vendeve. Në Mal të Zi dhe në Serbi kanë strukturë sociale tjetër. Më thuaj në këto 6 vjet një gjë që është më keq.

Mustafa Nano: Unë kur shoh nga shtëpia gazetar që nervozohen me kryeministrin sepse dua që kryeministrin e vendit tim ta respektoj. Ç’është kjo që shkon me poture në Bruksel dhe çuditesh nga qëndrimi im.

Edi Rama: Edhe ti shikon nga pantallonat. Si mund të biesh në këtë nivel të shkosh me poture në Bruksel.

Mustafa Nano: Vetëm Duterte dhe Chaves kanë shkuar me rroba…

Edi Rama: Kanë shkuar me rroba ushtarake.

Mustafa Nano: Veshjet e tua janë stër testuar dhe e vetmja gjë që nuk ka ndryshuar është veshja e politikanëve. Arsyeja është që nëpërmjet pamjet, duhet t’u përcjellë atyre masave sensin e masës, seriozitetit. E ka një logjikë. Shkoni nga kompleksi i inferioriteti.

Edi Rama: Mua më merr të keqen për kompleks inferioriteti.

Mustafa Nano: Kompelsk inferioriteti si shqiptar.

Mustafa Nano: Reforma në Drejtësi quhet e vdekur. Nëse arrestohet një kundërshtar politik, ai e ka të gatshme alibinë

Edi Rama: Ti s’më the gjë fare. Unë të thashë të më thuash një gjë që është më keq se para gjashtë vitesh.

Mustafa Nano: Reforma në drejtësi pra.

Edi Rama: Para 6 vitesh ti ke pas një kryeministër që i vriste në bulevard …

Mustafa Nano: Mos u krahaso me atë.

Edi Rama: Po me kë të krahasohem. Individualisht mund të krahasohem edhe me presidentin e Francës, por me Francën jo. Ajo që ka të bëjë me shqiptarët sot, është fakti se nuk gjejnë dot të drejtën, sot në Shqipëri nuk ka drejtësi. Por, ama sot në Shqipëri, krahasuar me para 6 vitesh, ka një proces që po ndërton themelet e drejtësisë.

Mustafa Nano: Nuk jam më i sigurt.

Edi Rama: Është çmontuar kasta më e fuqishme në Shqipëri, më e paprekshme. Ajo ka qenë oligarkia e vërtetë, kasta e prokurorëve dhe gjyqtarëve të nivelit të lartë. Janë pastruar ata tani. Unë nuk jam për të futur në burg, fut drejtësia. Kush thotë se Vettingu është thjesht për pushim nga puna, nuk është e vërtetë. Të gjithë do japin llogari para drejtësisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular