BallinaKryesorePD përshendet rezolutën e PE. Gazment Bardhi: Për të hapur negociatat, Shqipëria...

PD përshendet rezolutën e PE. Gazment Bardhi: Për të hapur negociatat, Shqipëria ka nevojë për një qeveri të re

Nga Gazment Bardhi

Shqipëria është me fat që ka kaq shumë miq dhe mbështetje në rrugën e integrimit europian!

Mirënjohje për mbështetjen e sotme të Parlamentit Europian! Ky është një tjetër mesazh i qartë se Europa e konsideron Shqipërinë pjesë të saj.

Është detyra e Shqipërisë që, pa humbur asnjë minutë kohë, të plotësojë të gjitha kushtet për të mos marrë refuzimin e rradhës.

Shqipëria ka nevojë për një Qeveri të dalë nga zgjedhje të lira e të ndershme, që e ka prioritet integrimin europian, që është e sinqertë me partnerët europianë dhe nuk tenton tu hedh hi syve për plotësimin e 9 kushteve dhe që punon për shqiptarët dhe Shqipërinë si gjithë Europa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular