BallinaKryesoreShkarkimi i nga KPK i Artur Malajt, reagon PD, Gent Strazimirin: Gjyqtari...

Shkarkimi i nga KPK i Artur Malajt, reagon PD, Gent Strazimirin: Gjyqtari i keqpërdorur për 30 qershorin

Nga Artur Malaj

Gjyqtarë të padenjë … Vendimi i drejtë (nëse i duhet Edi Ramës)!

Gjyqtari që dha votën deçzive në vendimin gjyqësor për “fundosjen” e Dekretit të Presidentit dhe çfundosjen e zgjedhjeve të 30 qershorit, sapo qenka fundosur si i padenjë, i padrejtë e si kusar i drejtësisë!
Njësoj si e gjithë trupa gjykuese që dënoi Edi Palokën për “shpifjen” se Saimir Tahiri merrej me drogë, apo si e gjithë trupa gjykuese që dënoi Arben Ristanin për “shpifjen” se Saimir Tahiri nuk mund të mos merrej me drogë pa mbështetjen dhe përfitimin e Edi Ramës.
Gjyqtarët e padenjë që kanë dhënë padrejtësi sipas porosive të Edi Ramës po fundosen 1 nga 1 si rraqe të përdorura!
Vendimet skandaloze, të paligjshme, të padenja të dhëna prej tyre janë ende në fuqi si karshillëk ndaj shoqërisë për sot dhe nesër… si Edi Rama, Saimir Tahiri, Gjushi, Damiani, Ulsiu… 30 qershori!

Vettingu/ Pasuria “fundos” gjyqtarin e Apelit, KPA shkarkon nga detyra Artur Malajn

Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar nga detyra gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj. Gjyqtari Malaj kaloi KPK, por kjo  nuk ka mjaftuar për të nisur punën si gjyqtar, pasi KPA nga shqyrtimi dhe hetimi mbi veprimtarinë e tij ka konfirmuar se ai ka kontradikta të forta në deklarimet pasurore.

Ai fillimisht u konfirmua në detyrë nga KPK më 3 gusht 2018 nga trupa gjykuese e drejtuar nga Genta Tafa Bungo, realtore Suela Zhegu dhe Pamela Qirko anëtare, por Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit vendosi të ankimojë  sërish vendimin e KPK, ndërsa sot kriteri i pasurisë duket se ka “djegur” përfundimisht gjyqtarin e Gjykatës Administrative të Apelit, Artur Malaj.

“Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit u ka paraqitur Komisionerëve Publikë rekomandimin për ta ankimuar në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të z. Artur Malaj”- thuhej ne shkresen e ONM.

Trupa e Kolegjit që dha vendimin përbëhej nga gjyqtarja Rezarta Schuetz (kryesuese), Sokol Çomo (relator) dhe nga anëtarët Ina Rama, Ardian Hajdari dhe Luan Daci.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular