Eshtë arrestuar në Francë ish-polici Skënder Sefereaj, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për vrasjen e 15-vjeçarit Armando Skandaj në vitin 2010.
Vrasja e të riut ndodhi gjatë një aksioni policor.
Si ka ndodhur ngjarja:
Ardit Skandaj, vëllai i Armandos, kishte vjedhur me armë tre shtetas malazezë në kryqëzimin e Kallmetit. Vjedhja, sipas Prokurorisë së Lezhës, kishte ndodhur më 15 korrik, ndërsa me 17 korrik, policia u vu në ndjekje të makinës së Skandajt dhe në Urën e Cenit i ka bllokuar rrugën me mjete, një motor dhe një makinë policie. Skandaj ka çarë rrethimin, ndërsa policia u detyrua të qëllonte me armë mbi makinën.
Prokuroria thotë se u gjuajtën gomat e mjetit, por plumbat kanë devijuar duke kapur pjesën e pasme të makinës, ku ndodhej ulur 15-vjeçari.
… [Trackback]
[…] Read More on on that Topic: startnews.news/2019/10/25/arrestohet-ish-polici-qe-vrau-15-vjecarin-gjate-nje-ndjekje-policore-ne-lezhe/ […]
Comments are closed.