BallinaKryesoreBerisha flet për Albin Kurtin: Eshtë politikan me...

Berisha flet për Albin Kurtin: Eshtë politikan me…

Mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” është i ftuar Sali Berisha, i cili ka folur për marrëdhënien që ka me kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurtin.

“Albin Kurti është një politikan me një fibër të fortë politike. Është “kafshë politike”, me instinkte politike dhe këtë e ka faktuar që në rininë e hershme. Ka arritur krejtësisht me talentin e tij, vendosmprinë e tij, instinktet e tij për dy herë radhas, që mos gaboj edhe në zgjedhjet e fundit ishte parti e parë, pa ndihmën e njeriu dhe së bashku me Vjosa Osmanin e LDK-së që u mandatuan për të qeverisur e kam vlerësuar si një ndryshim historik dhe e kam deklaruar se fitoi Kosova dhe se këto ishin zgjedhje ishin historike.

Cipras është rritur në krah të një miliarderi kurse Kurti mbështetësin kryesor ka pasur Adem Demaçin.Unë nuk e mohoj që kam pasur simpati për projektin e Vetëvendosjes, më vjen shumë mirë rishqyrtimi që Albin Kurti i ka bërë projektit. Ai pati kurajo të mbrojë ëndrrën e bashkimit kombëtar si pjesë e planit. Projekti që ai paraqit nuk ka ideal më fisnik, më sublim, se ideali i bashkimit kombëtar. Ky është një proçes dinamik në ecurinë e tij, që kërkon rrethana siç deshën ta bëjnë duke ndarë Kosovën midis Serbisë dhe Shqipërisë. Me atë nuk isha kurrë”, tha Berisha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular