BallinaKronikeArrestohet në parking një i ri, ja çfarë iu gjet në çantë

Arrestohet në parking një i ri, ja çfarë iu gjet në çantë

Policia e Tiranës ka vënë në pranga mëngjesin e sotëm një shpërndarës droge.

Personi i ndaluar është shtetasi me iniciale M. B.

Ky shtetas u pikas nga policia në një parking në rrugën ‘Kongresi i Lushnjës’ teksa mbante një çantë të zezë.

Gjatë kontrollit këtij shtetasi iu gjetën disa qese me kokainë dhe lëndë të dyshuar kanabis dhe si edhe një sasi parash.

“Gjatë kontrollit të ushtruar këtij shtetasi i janë gjetur në çantë disa qese me lëndë të dyshuar narkotike të llojit kanabis, dy qese pluhur e dyshuar kokainë  si dhe 23600 lekë (të reja) të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale,”-njoftojnë uniformat blu.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale ”Prodhim dhe shitje narkotikësh”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular