BallinaAktualitet"Fëmijët bukë me vete", Orjola Pampuri: Çfarë turpi, Veliaj e shet si...

“Fëmijët bukë me vete”, Orjola Pampuri: Çfarë turpi, Veliaj e shet si suksesin e vet!. Kërkon të mbulojë…

Nga Orjola Pampuri

Vjedhjet e abuzimet kolosale, kryetari ilegjitim i bashkise Tirane kerkon t’i mbuloje me andralla perballe te cilave dhe me naivi do te ndjehej i fyer..
Sot kur 19.2% e familjeve shqiptare blejne me liste, kur prinderit e femijeve jane te papune, e per te mbijetuar kryefamiljari duhet te punoje ne pune sezonale ne vendet fqinje, kur prinderit me shume mund sigurojne veshjet e ushqimin e femijeve, kur shume femije nuk i konsumojne te plota tre vakte, kur brenda nje klase, jo te gjithe jane njelloj, e jo te gjithe ushqehen njelloj, e ky megalloman e shet si sukses te tijin faktin qe femijet marrin buke me vete.
E turpshme.
Se pari nuk eshte nje nisme e tija, por nje ritual i te gjitheve ne, nga halli.
Se dyti nxjerr ne pah pabarazine mes femijeve, ku njeri ushqehet me mire se dikush tjeter, qe nuk ka mundesi fare te marre buke me vete, se dyti ushqyerja kerkon ambient te vecante, e se treti mjaft me me patetizma te tilla, se beheni te neveritshem.
Logo ” beni si themi ne, se si bejme ne s’beni dot” ju ben edhe me te shemtuar. Klasat jane te mbingarkuara me nxenes, kushtet lene per te deshiruar si ne dimer me te ftohtin ashtu edhe ne vere me vapen, nuk ndertove shkolla te reja, por nuk harron tu marresh taksen prinderve ne fillim te vitit, ua shet librat me cmime marramendese, dhe per te mbuluar keto u tregon perralla nga mengjesi ne darke.
Buke me vete, mor cun femijet kane marre qe ne kohen tende e shume me perpara, dhe kete s’ka nevoje ta shesesh si arritje tenden, se je bere qesharak. Babezia e abuzimet, e medha e lejet e njepasnjeshme per kulla e beton ne Tirane, para te cilave jeni gati te beni e shkelni mbi gjithcka vetem t’i mbuloni e tu hidhni hi syve qytetareve, sajoni e trilloni lloj lloj “filmash”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular