BallinaPolitikePresidenti Meta takohet me Albin Kurtin: Uroj që Kosova të ecë në...

Presidenti Meta takohet me Albin Kurtin: Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike

Presidenti i Republikës Ilir Meta ka takuar sot liderin e Vetëvendosjes Albin Kurtin. Meta ka postuar një fotografi së bashku me numrin një të VV, ndërsa thekson se e uron Kurtin për rezultatin pozitiv të arritur në zgjedhjet e fundit. Kreu i shtetit thekson se uron po ashtu që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike.

Postimi i plote:

Kënaqësi të prisja sot liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, z.Albin Kurti dhe ta uroja për suksesin e arritur në zgjedhje.

Uroj që Kosova të ecë në rrugën e forcimit të institucioneve demokratike, që të jetë një shembull pozitiv në të gjithë rajonin, siç e dëshmoi edhe në zgjedhjet e fundit, për standardet demokratike, por edhe për mirëqeverisjen.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular