Djali i Kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, është arrestuar 3 ditë më parë nga Policia e Tiranës.
Gazeta Mapo shkruan se Enio Alla u vendos në pranga, pasi iu gjet një sasi droge me vete. Ngjarja është mbajtur e fshehtë dhe asnjë njoftim nuk është bërë nga policia për ngjarjen.
Enio Alla ishte duke levizur në Tiranë, kur nga një kontroll rutinë i policisë, iu gjetën doza hashashi me vete. Djali i kryebashkiakut të Bulqizës e ka kundërshtuar ndalimin, por më pas u shoqërua nga policia
Në muajin shtator vëllait të kryebashkiakut të Bulqizës iu bë atentat në një lokal. Vangjel Alla u plagos nga një plumb pistolete dhe dsyhohet se shkak kanë qënë përplasjet mes grupeve kriminale në Bulqizë.
Brenda një muaji kryebashkiakut të Bulqizës Lefter Alla, i plagosin vëllain dhe i arrestojnë djalin me drogë.