BallinaEkonomiKërkesa e Kurtit për Ramën: Tarifa në “Rrugën e Kombit” duhet të...

Kërkesa e Kurtit për Ramën: Tarifa në “Rrugën e Kombit” duhet të hiqet

Heqja e tarifës së Rrugës së Kombit është një nga temat për të cilat është diskutuar mes Albin Kurti, që pritet të jetë kryeministër i ardhshëm i Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në mbrëmjen e 25 tetorit 2019. Kurti ka thënë se tarifa e vendosur është shumë e rëndë për qytetarët.   Edhe kohë më parë si në Shqipëri edhe në Kosovë kjo tarifë rrugore është kërkuar të hiqet. Por, ajo ende vazhdon të qëndrojë aty, e qytetarët e Kosovë që kalojnë duhet të paguajnë tarifën prej 660 lekë (5 euro).

Albin Kurti, kandidat për kryeministër nga radhët e Vetëvendosje, ka zhvilluar disa takime në Shqipëri.  Një takim të tillë Kurti e ka pasur edhe me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të cilit edhe i ka kërkuar që  ta heqë pagesën që është vënë për “Rrugën e Kombit”.

“Ne kemi hapur çështjen e bashkëpunimit ekonomik dhe liberalizimit të tregut, dhe heqjen e barrierave tregtare. Dhe unë kam shprehur qëndrimin tonë se ndërkohë që e kemi një kufi të padrejtë administrativ, ta kemi dhe një pengesë shtesë për të cilën duhet të paguash. Është shumë e rëndë për qytetarin shqiptar, prandaj unë angazhohem për një zgjidhje alternative të kësaj. E kemi hapur si temë, por edhe kjo është një temë që nuk e kemi mbyllur”, ka thënë Kurti.

Kryetari i Vetëvendosjes e ka quajtur shumë të rëndë tarifën dhe angazhohet për një zgjidhje alternative.

Deklarime për heqjen e tarifës rrugore ka pasur edhe me herët.

Muaj më parë presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, një deklarime për media pati thënë se Shqipëria me Kosovën duhet të shikojnë rrugët e bashkëpunimit, e jo të vendosin taksa reciproke.

Ai ka pohuar se gjithmonë ka qenë kundër taksës së “Rrugës së Kombit”.

“E kam theksuar dhe e theksoj. Edhe sikur asnjë lekë të mos paguaj njeri, boll fakti që duhet të ndaloj aty dikush që udhëton, nga ana psikologjike është bezdisëse. Aq më tepër që bëhet fjalë për një trafik të madh në sezonet pranverë, verë dhe vjeshtë. Të gjendet çdo mënyrë për t’u larguar taksa në Rrugën e Kombit. Ka qenë qëndrimi i imi edhe në të kaluarën dhe do të jetë i tillë edhe në të ardhmen”.

Kurse, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj kishte folur për marrëdhëniet Kosovë-Shqipëri ku tha se Shqipëria duhet të heq gjitha barrierat ndaj Kosovës në mënyrë që të ndihmohet fuqizimi i ekonomisë nga dy të vendet.

“Është me rëndësi që Kosova dhe Shqipëria të thellojnë bashkëpunimet e gjithanshme të i heqin gjitha pengesat edhe taksën e rrugës do ishte mirë të veprohej kështu dhe me ndihmuar lidhjen më të fuqishme ekonomike të gjithanshme Kosovë Shqipëri”.

Edhe presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ditë më parë para  qytetarëve të Hasit ka thënë se momenti kur Shqipëria dhe Kosova do të jenë bashkë, pa kufi do të jetë shumë afër.

“Të jeni të sigurt që shumë e lehtë është realizmi i ëndrrës që të kemi një hapësirë pa kufi mes Kosovës dhe Shqipërisë, sesa që ka qenë sfida e largimit të Serbisë nga Kosova dhe kjo do të ndodhë”, u shpreh presidenti i Kosovës.

Më tej ai shtoi se misioni i Kosovës për liri dhe pavarësi është i pamjaftueshëm dhe se shqiptarët janë ndarë padrejtësisht e tani duhet të bashkohen me vullnet.

Edhe zëvendësministri i Ministrisë së Financave, Hyzer Gashi,  ka treguar se ka pasur rritje të bashkëpunimit mes dy vendeve, ndikim ka pasur edhe autostrada. Por, ai ka thënë se barriera më e madhe është tarifa.

Kujtojmë se kjo çështje ngjalli jo pak reagime të mëdha tek qytetarët shqiptarë të cilët i vunë zjarrin sporteleve duke i lënë ato plotësisht të shkatërruara.

Ndërsa edhe kosovarët reaguan duke e vlerësuar të papërballueshëm çmimin e vendosur. Tarifa për automjetet nga Kosova do të jetë 660 lekë (5 euro).

Për kalimtarët e shpeshtë është premtuar zbritje prej 10 deri në 20 për qind në muaj.

Edhe motoçiklistët (klasi 1) do të paguajnë 2.50 euro, mini-busët dhe makinat 5 euro (klasi 2), autobusët (klasi 3) 11.30 euro, kamionët e vegjël (klasi 4) 16.30 euro dhe kamionët e mëdhenj (klasi 5) do të paguajnë 22.60 euro.

“Rruga e Kombit”, autostrada që lidh Shqipërinë me Kosovën, filloi të ndërtohej në vitin 2006 dhe përfundoi në vitin 2010, me ndërtimin e Tunelit të Kalimashit.

Kjo autostradë njihet si një nga projektet më madhore infrastrukturore që ka intensifikuar komunikimin mes Kosovës dhe Shqipërisë, por kostoja e kësaj rruge, e paguar me buxhetet shtetërore të të dyja vendeve, vazhdon të jetë shënjestër e kritikave për barrën buxhetore që e ka shkaktuar./Monitor.al/

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular