BallinaAktualitet“Pse nuk e vrisni? Në autobus, ekzekutojeni!” Agron Tufa flet për kërcënimet:...

“Pse nuk e vrisni? Në autobus, ekzekutojeni!” Agron Tufa flet për kërcënimet: Kjo vijon prej 6 muajsh, ata që të bëjnë dëm janë…

Pse nuk e vrisni? Në autobus, ekzekutojeni!”. Janë këto kërcënimet me vdekje që Agron Tufa merr rregullisht  prej 6 muajsh për vete dhe familjen e tij. I ftuar në emisionin “ABC-ja  e mëngjesit të Enkel Demit, Tufa sqaroi se  në këtë situatë të kanë bërë gjyqin dhe të kanë dënuar me vdekje.

“Kërcënimet janë rregullisht konseguente si duket kjo është bërë kulturë masive. Ata që të bëjnë dëm janë ata të pazëshëm, por këta që kërcënojnë vazhdimisht me familje dhe me gjëra të ndryshme mund të merren, sepse shprehin mllefin, por kur bëhen vazhdimisht kjo krijon një ambient, krijon atë që e quaj yshtje, atmosferë që inkurajon disa të tjerë që e kanë hobi këtë gjë. Kur kjo vijon prej 6 muajsh sistematikisht të bëhet, ata flisnin pse nuk e vrisni në autobus, ekzekutojeni, i bie që të kanë bërë gjyqin dhe të kanë dënuar me vdekje”.

 

Sipas Tufës kjo situatë prodhohet prej atyre që kanë qenë mjeshtra të vrasjeve në kohën e diktaturës, dhe që vijojnë të drejtojnë edhe sot institucione të larta të shtetit.

“Dhe kur sheh sesi vriten njerëzit dhe askush nuk e gjen dot vrasësin kanë të bëjnë me natyrën fanatike të fansave dhe duke pasur parasysh se ky nuk është një diskutim në parim, por preken ato interesa që mbajnë dhe legjitimuar në sistemin tonë pikërisht ata që kanë qenë mjehstra të këtyre vrasjeve, ish oficerë të operativit të shtetit. Përderisa nga institucione të ndryshme të Evropës qenia e tyre në drejtim të institucioneve të shtetit janë denoncuar vazhdimisht që të spastrohen e mos të kenë të bëjnë me institucionet e shtetit sigurisht që kjo situatë vjen e prodhohet prej tyre.

Pjesa e fundit e këtij regjimi, ata që ishin në drejtim të sigurimit të shtetit apo organeve të drejtësisë janë të gjithë të montuar në punë kyçe, drejtorë të lartë të institucioneve të shtetit përfshi dhe parlamentin. Ata kanë vendosur një pozitë shumë të fortë dhe ata vendosin”. /abcnews

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular