BallinaAktualitetLIVE/Yuri Kim: Do ushtroj presion që të zgjidhet kriza politike në Shqipëri

LIVE/Yuri Kim: Do ushtroj presion që të zgjidhet kriza politike në Shqipëri

Kandidatja për ambasadore e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim, doli në një seancë dëgjimore në Senatin amerikan këtë të martë.

Ajo deklaroi se nëse konfirmohet në detyrë do të ketë tre prioritete. Fillimisht do të inkurajojë Shqipërinë që të vazhdojë kursin për të dhënë 2% në NATO deri në vitin 2024.

Së dyti, Kim theksoi se do të vazhdojë të promovojë zhvillimin demokratik të Shqipërisë, duke ndikuar që vendi të dalë nga kriza politike ku ka hyrë prej disa muajsh.

Ajo u shpreh se sapo të marrë misionin e saj në Tiranë, do të ndikojë te liderët e mazhorancës dhe opozitës që vendi të kalojë situatën e vështirë politike.

‘Në terma të menjëhershëm, do të ushtroj presion tek liderët e Shqipërisë që të kalojnë krizën politike aktuale’, tha ajo.

Gjithashtu Kim u shpreh se do ta ndihmojë Shqipërinë që të ketë paraqitje sa më të mirë në Presidencën që do të ketë në OSBE.

Kandidatja për ambasadore përmendi edhe reformën në drejtësi.

‘SHBA-të do të inkurajojnë Shqipërinë që të implementojë në mënyrë të plotë reformën në drejtësi, të vazhdojë vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe të themelojë SPAK dhe BKH’, tha ajo. ‘Së treti do të promovoj investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të rriten zhvillimet në të dyja vendet’, ka shtuar e nominuara për ambasadore të SHBA në vendin tonë.

Nëse konfirmohet në detyrë ajo do të jetë e para femër koreano-amerikane që të përfaqësojë si ambasadore SHBA-të.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular