BallinaAktualitetVIDEO/ Rama flet për Euronews: Çfarë po ndodh me kufijtë detarë me...

VIDEO/ Rama flet për Euronews: Çfarë po ndodh me kufijtë detarë me Greqinë

“Një shembull brilant i respektimit të pakicave” – e përshkroi kryeministri shqiptar Edi Rama në një intervistë për gazetaren Semela Tuchtidou të Euronews në Athinë i pyetur për marrëdhëniet bilaterale me Greqinë. Rama iu referua çështjes së pronave të anëtarëve të pakicës greke në Shqipëri dhe frikës së shprehur për marrjen e tyre duke e quajtur “zhurmë” për të fshehur qëllimet politike.

Për çështjen e kufijve detarë

Pyetjes për çështjen e pazgjidhur të kufijve detarë dhe ku janë aktualisht negociatat, kryeministri shqiptar iu referua progresit domethënës të bërë në negociatat me qeverinë e mëparshme greke duke shprehur në të njëjtën kohë shpresën e një marrëveshjeje me qeverinë aktuale.

“Kemi punuar me qeverinë e shkuar për disa kohë dhe kemi bërë progres domethënës dhe duhet të vazhdojmë të punojmë me qeverinë e re, me shpresë se do të gjendet një zgjidhje konsensuale” – tha Rama.

Shqiperia, shembull për minoritetet

Në lidhje me ligjin e shpronësimit, i cili ka provokuar një reagim të ashpër te anëtarët e pakicës greke nga frika e shpërdorimit të pasurisë së tyre, Edi Rama e quajti “marrëzi”.

“Shqipëria është një shembull i ndritshëm i respektit për të gjitha pakicat dhe për Grekët, të cilët kanë jetuar atje për shumë vite, në të njëjtat kushte si shqiptarët. Por, kur ka probleme, ato janë të njëjta për të gjithë, jo për një pakicë apo tjetrën. Pra, këto janë marrëzi” – tha Rama, sipas të cilit këto bëhen për arsye politike.

“Sa i përket ligjit, ne kemi punuar për një kohë të gjatë për të zgjidhur çështjet e pronave, shumë të komplikuara pas rënies së komunizmit, regjimi që nuk lejonte asnjë pronë dhe kur u rrëzua shumë gjëra shkuan keq. Ajo që ne po përpiqemi të bëjmë është thjesht të riformulojmë disa nga ligjet ekzistuese për të mirën e të gjithëve, dhe të luftojmë një sistem korrupsioni që derdh – mund të themi – gjakun e njerëzve për pronat e tyre. Por nuk ka të bëjë vetëm me pakicën greke, por për të gjithë” – tha Rama.

Vdekja e Kacifasit dhe bashkëjetesa mes grekëve dhe shqiptarëve

Edi Rama këmbënguli sërish në deklaratën e tij pas vdekjes së Konstantinos Katsifas kur foli për “çmenduri ekstremiste”, duke thënë: “Kam besuar dhe besoj se dikush që i drejtohet botës duke mbajtur një armë dhe duke kërcënuar jetën e njerëzve është i rrezikshëm”.

I pyetur nëse vdekja e Katsifas mund të çojë në konflikt të vazhdueshëm midis komunitetit grek dhe atij shqiptar, kryeministri shqiptar e mohon.

“Unë nuk mendoj kështu. Përkundrazi, besoj se historia e dy komuniteteve tregon që nëse politika nuk ndërhyn apo agjendat e ndryshme politike, ata janë një. Prandaj nuk ka ndarje apo urrejtje në zemrat e komuniteteve ku shqiptarët dhe grekët kanë jetuar së bashku për shumë vite.

Ata janë një shembull i ndritshëm se si politika duhet të merret me faktin se ne jemi fqinjë dhe sa “të mallkuar” jemi për të jetuar së bashku dhe ta duam njëri-tjetrin. Kështu që nuk mendoj kështu. Nëse politika nuk fut hundët në interesat e brendshme dhe përpiqet të fitojë mbështetje duke ushqyer urrejtje, asgjë e keqe nuk mund të ndodhë” – e mbylli Rama. ©Përshtati LAPSI.al

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular